Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Ka ardhur koha për marrëveshje finale me Serbinë

    25/08/2022 13:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër përveç se të arrijnë marrëveshjen finale për normalizim marrëdhëniesh, duke theksuar se ka “ardhur koha” që një gjë e tillë të bëhet gjatë mandatit të tij.

    “Mosmarrëveshjet” lindën gjatë viteve 1998-1999 gjatë luftës në Kosovë si dhe pas shpalljes së pavarësisë – dhe një dekadë më pas po shfaqen pengesat që këto dy vende nga Ballkani Perëndimor të integrohen nga Bashkimin Evropian – duke nxitur tensione dhe rritur rrezikun që ato të kthehen në një konflikt tjetër.

    Kurti që fitoi mbi 50 për qind të vota në zgjedhjet e fundit në Kosovë, sipas Bloomberg është i gatshëm për marrëveshje dhe që të dy vendet të afrohen më shumë drejt ëndrrës së tyre – anëtarësimit në BE – që sipas Kurtit mund të ndodhë sapo dyshja të normalizojnë marrëdhëniet.

    “Duhet të kemi një marrëveshje dhe mendoj se është koha që kjo të ndodhë gjatë mandatit të qeverisë tonë”, tha Kurti gjatë një interviste dhënë nga zyra e tij në Prishtinë”, tha Kurti në një intervistë dhënë për Bloomberg.

    “Po e shoh një mundësi. Këtë vjeshtë do të mësojmë nëse do të shkojmë atje. Kjo vjeshtë është vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, shtoi Kurti.

    Komentet e Kurtit lënë të kuptojnë për potencialin e një momenti të ri, pas shumë vitesh bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja që nuk prodhuan përparim në një nga enigmat më të vështira gjeopolitike të Evropës.

    Pikat kryesore të pengesave janë refuzimi i Serbisë për ta njohur sovranitetin e fqinjit të saj, dhe kërkesa e tyre që Kosova t’i japë autonomi afërsisht 100 mijë serbëve që jetojnë në Kosovë.

    Ndërsa Kurti nuk zbuloi detaje se çfarë mund të përfshijë marrëveshja përfundimtare, të dyja palët gjithashtu duhet të punojnë në çështje të ndryshme – duke filluar nga marrëdhëniet dypalëshe me qëllim që të trajtohen ankesat e së kaluarës që kanë të bëjnë me viktimat e luftës, personat e zhvendosur dhe dëmet e luftës.

    Kurti theksoi se ka parë potencial për një marrëveshje nën “plejadën” e administratës së udhëhequr nga presidenti amerikan Joe Biden, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Megjithatë, pranoi se akoma e brengosë fakti që Vuçiq ende nuk e ka distancuar veten mjaftueshëm nga e kaluara e tij, kur shërbeu si Ministër i Informimit gjatë viteve të 90-ta në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti flet në një tubim të VV-së sikur në fushatë,  i sulmon deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Kurti: Nisin punimet për 135 banesa të përballueshme e sociale në Pejë

    Të Fundit

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.