Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti ironizon me Opozitën: Po na zgjat qëndrimin në pushtet, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje

    24/06/2025 11:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, ndërsa institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit.

    Ai ka theksuar se ndryshe nga praktikat demokratike, opozita në Kosovë nuk po tenton të shkurtojë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjat atë.

    Kurti tha se nuk ka një shpjegim të qartë për këtë sjellje institucionale dhe e quajti situatën të pakuptueshme.

    Ai theksoi se sa më shpejt që të konstituohet Kuvendi me votim të fshehtë për kryesinë, aq më shpejt do të mund të formohet edhe qeveria e re.

    “Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të 5-të të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po ia zgjatë mandatin qeverisë Kurti.

    Dikush edhe mund të mendojë që kemi marrëveshje. Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet.

    Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës.

    Ne, në bazë të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, kemi më pak kompetenca, por ne kemi njësoj shumë punë.

    Sa më herët që e konstituojmë Kuvendin, duke e formuar me votim të fshehtë që po e provojmë tani kryesinë e Kuvendit, aq më shpejt do të jemi edhe te qeveria e re.

    Ndërkohë që nuk ka qeveri të re, Kurti 3 ka qeveri në detyrë. Ky është realiteti që nuk kam çfarë t’i shtoj,” tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Organi më i lartë i sigurisë iraniane paralajmëron se “agresioni i mëtejshëm do të përballet me përgjigje”

    Iraku nën sulm: Dronë të panjohur godasin baza ushtarake, dëmtojnë radarët

    S’ju vazhduan kontratat, punëtorët e sigurimit në QKUK futen brenda administratës 

    Të Fundit

    Organi më i lartë i sigurisë iraniane paralajmëron se “agresioni i mëtejshëm do të përballet me përgjigje”

    Kurti ironizon me Opozitën: Po na zgjat qëndrimin në pushtet, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje

    Iraku nën sulm: Dronë të panjohur godasin baza ushtarake, dëmtojnë radarët

    S’ju vazhduan kontratat, punëtorët e sigurimit në QKUK futen brenda administratës 

    Gjykata Supreme autorizon rifillimin e dëbimeve në vende të treta, përfshirë Kosovën që do t’i strehojë 50 migrantë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.