Albin Kurti, kryeministri i Kosovës së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar në Prishtine, Institutin francez të Kosovës, raporton Gazeta Demos.
Kryeministri Kurti fillimisht është pritur nga ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Geurot, me të cilin kanë pa nga afër zyrat dhe vendet ku do të mbahen kurset bashkë me aktivitetet e tjera.
Në prononcimin para mediave ka theksuar që është përparësi shumë e madhe mësimi i gjuhës frënge për të gjithë qytetarët dhe ta njohin kulturën frënge, për të cilët dihet jo shumë.
“IFK është dritare e jashtëzakonshme për kulmin e cilësisë së artit dhe kulturës frënge. Ky institut është urë e re midis Kosovës dhe Francës, midis gjuhëve tona”, ka thënë kryeministrit Kurti.
Instituti është inauguruar vitin e kaluar e ku po bëhet vitrinë e përhapjes së gjuhës frënge me kulturë frankofone. Në IFK është një qendër për kurse të gjuhës për të gjithë e që pritet të hapë dyer për here të pare kursistë gjatë këtij muaj. Mbështetje po ashtu do të ketë për mësimdhënësit e gjuhës frënge në shkollat kosovare dhe një vend për trajnime.
Ndërsa, ambasadori i Francës, Oliver Geurot, ka folur rreth aktiviteteve të Institutit Francez të Kosovës, po ashtu për organizim të kurseve të gjuhës frënge, bashkë me aktivitete kulturore që do të ndjeken.
Shefi i ekzekutivit nuk ka qenë i gatshëm të flas për temat e tjera.