Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    07/06/2025 14:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pak orë pas dështimit të radhës për të konstituar Kuvendin, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, i cili vazhdon ta ushtrojë edhe detyrën e shefit të qeverisë të marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka bërë një përmbledhje për arrestimet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit të disa personave të cilët janë të dyshuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe.

    Sipas Kurtit, ky është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga AKI-ja, Policia dhe Prokuroria.

    “Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, ka shkruar deputeti Kurti.

    Kurti ka ftuar qytetarët që “të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi”.

     Postimi i plotë:

    Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti (tre shqiptarë dhe dy serbë), është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë.

    Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.

    Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë.

    AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.

    Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    “Do të ishte fundi politik i Albin Kurtit, nëse Hashim Thaçi lirohet i pafajshëm nga Haga” 

    Kurti për pak të rrëzohet në shkallë, shpëtohet nga bashkëpartiakët

    Kur Kurti i mbante “ders” Isa Mustafës: S’është e thënë me mbet Kryeministër, Kosova duhet të zhvillohet, rinia…

    Të Fundit

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    Mërgimtari nga Zvicra shpërthen në lot: Nuk arrita t’i varros prindërit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.