Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti ‘frymëzon’ ushtarët: Te ju shohim trimat, të mençurit dhe guximtarët për t’u mbrojtur nga çdo rrezik

    20/07/2022 20:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot dy kazerma të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari” në Prishtinë dhe “Evropianët e Rinj” në Pomazatin. Në dy kazermat, Kurti ka mbajtur fjalime fjalime frymëzues para ushtarëve.

    Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se përgjatë vizitës, ai ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

     “Në kazermën “Ademi Jashari” ai u prit nga zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, Inspektorja Gjenerale e FSK-së, Gjeneralmajor, Irfete Spahiu dhe Gjeneral brigade, Naim Haziri. Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, kryeministri Kurti tha se populli ynë pret nga ata që të mbajnë lart moralin dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit”, thuhet në njoftim.

     “Njerëzit jashtë këtyre rrethojave të kazermave shohin te ju trimat, të mençurit dhe guximtarët që janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur ata dhe vendin tonë nga çdo rrezik e kërcënim”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në fjalën e tij.

     Ndërkaq në kazermën “Evropianët e Rinj”, përveç zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, kryeministri Kurti është prit edhe nga koloneli i FSK-së, Shaip Haziri. Para ushtarakëve të pranishëm, kryeministri Kurti ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zhvillohet, modernizohet dhe të ndërveprojë me partnerët e saj. 

     “FSK vitin e kaluar zbarkoi në Lindjen e Mesme për misionin e saj të parë paqeruajtës, krah aleatëve tanë, kurse këtë vit është në përgatitje për të zbarkuar njësitë e saj në Poloni dhe Ishujt Falkland për operacione të mbështetjes së paqes. Pjesëmarrja e FSK-së në këto operacione ndërkombëtare tregon më së miri për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin dhe vullnetin tuaj, për moralin e lartë dhe dëshirën tuaj të zjarrtë për t’i shërbyer vendit”, është shprehur kryeministri Kurti.

     Gjatë vizitës në kazermën “Evropianët e Rinj”, ndër të tjera ai ka thënë “se ne jemi evropianë të rinj sepse jemi shtet i ri në Evropë, mirëpo jemi populli i lashtë i Evropës që Bashkimin Evropian e konsideron vlerë dhe qëllim”.

     “Historinë e kemi të lavdishme, të ardhmen do ta kemi të ndritshme”, ka përfunduar fjalën e tij Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.