Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti flet për ngërçin politik në KP të LVV-së: Kuvendin s’e themelon partia fituese, por të gjithë bashkë

    10/05/2025 11:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka marrë fjalën në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij. Kurti një pjesë të fjalimit të tij ia ka kushtuar bllokadës politike dhe pamundësisë së LVV-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin.

    Kurti ka thënë se në Kosovë ekziston një vakum kushtetues, por jo krizë institucionale. Kurti ka thënë se Kushtetuta s’parasheh se çfarë ndodh kur një propozim i Kuvendit s’merr votat e mjaftueshme.

    “Ndonëse deputetët opozitar, koleg tanë në legjislaturën e 9 më herët votonin hapur kundër propozimit tonë, e tashmë s’marrin pjesë në votim për të pasur votim të fshehtë.  Në Kosova kemi njëfarë vakumi kushtetuese që mbase s’do të duhej ta kishim marrë vesh fare. S’kemi krizë sepse mekanizmat e shtetit funksionojnë dhe organet e rendit dhe sigurisë veprojnë. Vetëm Kuvendi i ri i Kosovës ende s’është konstitutar, sepse Kushtetuta e Kosova s’parasheh se çfarë duhet bërë kur propozimi për kryetar të Kuvendit s’i merr votat”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’themelohet nga fituesi, pavarësisht a është fitues absolut apo relativ, por Kuvendi duhet të themelohet nga të gjithë bashkë.

     “Kuvendi s’themelohet nga fituesi, pavarësisht as është ai fitues absolut apo relativ. Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë. Si fitues të zgjedhjeve, nga takon kryetari i Kuvendit dhe pavarësisht që jemi fitues të zgjedhjeve, na takon një nënkryetar Kuvendi”, ka thënë Kurti.

    “Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare.. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.