Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti e Osmani ia japin një përgjigje Macronit për propozimin franko-gjerman

    10/11/2022 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas deklarimit të presidentes Osmani për takimin me homologun francez, Emmanuel Macron, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca kanë lëshuar një njoftim të përbashkët mbi temat që u diskutuan në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti.

    Aty u tha se në takim janë diskutuar një numër i madh i temave me rëndësi, shkruan lajmi.net.

    Në komunikatë thuhet gjithashtu se Kurti e Osmani kanë potencuar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme.

    “Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

    “Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.

    Postimi i plotë i presidencës dhe Qeverisë:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën sot në Pallatin Élysee takim nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

    Në takim me Presidentin Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë.

    Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e falënderuan Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Presidentja ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës në procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilët janë të paprekshme.

    Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

    Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

    Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura.

    Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti potencuan se Kosova është një partnere e besueshme dhe kredibile e Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik, dhe se forcimi i pozitës ndërkombëtarë të saj është vlerë e shtuar për komunitetin ndërkombëtar dhe botën demokratike. Në këtë drejtim, ajo foli për hapat konkretë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

    Në takim me homologun Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.