Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci janë pritur sot nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe prorektorët e UP-së.
Kurti dhe Nagavci u njoftuan për sfidat dhe punët e këtij institucioni dhe rreth progresit së UP-së që së fundmi në ranglistën e Webometrics, UP-ja është konfirmuar si lider në hapësirën nacionale.
Rektori i falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për vizitën dhe njëherësh i informoi me progresin e UP-së dhe objektivat e menaxhmentit.
Ndërkaq, Kurti e konsideroi si nder dhe kënaqësi këtë vizitë, teksa e përgëzoi rektorin për sukseset e shënuara,.
Sipas Kurtit, nuk do të mungoj mbështetja qeveritare për progresin e UP-së, sepse sipas tij, ky institucion ka rëndësi historike për vetë identitetin e shtetit tonë.
“Universiteti i Prishtinës është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit dhe krenarisë kombëtare, por gjithashtu është edhe një institucion, pa të cilin nuk mund të shpjegohet historia jonë e re. Pesë dekadat e fundit nuk mund të shpjegohen në aspektin kulturor, politik, shoqëror e ekonomik pa UP-në”, tha kryeministri.