Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti e Nagavci takohen me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, njoftohen me sfidat që kanë

    02/02/2023 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci janë pritur sot nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe prorektorët e UP-së.

    Kurti dhe Nagavci u njoftuan për sfidat dhe punët e këtij institucioni dhe rreth progresit së UP-së që së fundmi në ranglistën e Webometrics, UP-ja është konfirmuar si lider në hapësirën nacionale.

    Rektori i falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për vizitën dhe njëherësh i informoi me progresin e UP-së dhe objektivat e menaxhmentit.

    Ndërkaq, Kurti e konsideroi si nder dhe kënaqësi këtë vizitë, teksa e përgëzoi rektorin për sukseset e shënuara,.

    Sipas Kurtit, nuk do të mungoj mbështetja qeveritare për progresin e UP-së, sepse sipas tij, ky institucion ka rëndësi historike për vetë identitetin e shtetit tonë.

    “Universiteti i Prishtinës është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit dhe krenarisë kombëtare, por gjithashtu është edhe një institucion, pa të cilin nuk mund të shpjegohet historia jonë e re. Pesë dekadat e fundit nuk mund të shpjegohen në aspektin kulturor, politik, shoqëror e ekonomik pa UP-në”, tha kryeministri.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti s’tregon nëse VV-ja do t’i propozojë presidentes mandatarin: Janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato

    Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë  reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha

    Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë

    Të Fundit

    Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen në Pekin

    “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, shfaqen grafite me përmbajtje kanosese me jetë për Kurti në veri të Mitrovicës

    Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht nga familja e heroit Ramiz Shala: Bisedat me ta janë nxitje për ta ndërtuar vendin

    Të dhënat nga kufiri: 20 minuta pritje në Merdarë dhe 10 minuta në Jarinjë

    Politikani nga Shqipëria shpërthen në kritika ndaj Edon Zhegrovës për veshjen e tij: Pupupu, ngriji pantallonat o çun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.