Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti bashkë me ministra inaugurojnë dy tunele në kuadër të Linjës së 10 hekurudhore

    04/11/2023 16:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe disa kolegë të tij ministra kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, njëri me gjatësi 262 dhe tjetri 122 metra, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

    Aliu ka shkruar se po punohet intensivisht për plotësimin e të gjitha elementeve të tjera për të funksionalizuar dhe rehabilituar Linjën e 10 hekurudhore, që përfshin edhe linjat Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.

    Ai ka falendëruar edhe institucionet bankare evropiane për mbështetjen e dhënë financiare për realizimin e projektit.

    “Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore 🛣 Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

    Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si 🛣 Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe 🛣 Mitrovicë-Leshak.

    Falënderojmë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e  projektit”, ka shkruar ministri Aliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.