Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur akuzave nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti 2 kishte thënë se është ‘’Pronto 2 në reprizë’’.
Kurti në një intervistë me Radio Televizionin Publik të Kosovës ka thënë se Abdixhiku nuk mund t’i arsyetojë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese, sipas tij, punët e mëdha të Qeverisë së tij brenda këtij 100-ditëshi.
‘’Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim ta arsyetojë Pronto 1 me këtë deklaratë. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë, nuk është bërë asnjëherë, madje as në qeverinë tonë të parë. Prandaj, nuk mund t’i përgjigjesh një angazhimi apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese’’, deklaroi Kurti.