Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kurrë s’u ngina me ty”, Koci i emocionuar tregon momentin kur nëna e kishte identifikuar trupin e Faton Hajrizit

    05/09/2024 18:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati kosovar, Arianit Koci, në FRONTAL të T7 ka zbuluar detaje nga procedurat që janë bërë për identifikimin e trupit të Faton Hajrizit që ishte vrarë në Lloznië të Serbisë.Koci ka thënë se ka qenë tepër te vështirë dhe se autoritetet serbe kishin vendosur disa kushte.

    “Çdo shtetas i kosovar e meriton që trupi i tij të kthehet këtu. Ka pas rezistencë të hatashme që të kthehet trupi i Faton Hajrizit. Janë qitë disa kushte. E i fundit ka qenë kushti që nana e tij me shku e me iu marrë pshtyma”, ka thënë Koci.

    Avokati kosovar ka thënë se ndihmën për kthimin e trupit të Faton Hajrizit kurrë nuk do ta kishte bërë për para.

    “Unë s’kam dashtë t’i zbulojë të gjitha detajet. Për me pagesë kurrë s’e kisha kry këtë punë sepse kam pasur rreziqe serioze. Kjo punë s’bëhet për pare. Unë do të jem i gatshëm sa herë që të ka nevojë ndonjë kosovar. Ia kam marrë dorën”, ka thënë avokati Koci.

    Avokati Koci ka rrëfyer edhe për momentet brenda stacionit policor dhe për bisedat me policët serb.

    “Unë kam shku në Lloznicë e jam fut tek kolegët e policit të vrarë. Kur ka ra pak tensioni. Më tha një polic, qysh iu kish duk me ardhë një avokat serb i veshur mirë e me kërku trupin e një polici që ka vra shqiptar”, ka shtuar tutje ai.

    Ai ka treguar edhe për momentet kur nëna e Faton Hajrizit e kishte parë trupin e djalit të saj të vrarë dhe se e kishte identifikuar që është Fatoni.Koci ka thënë se momenti kur nëna e Faton Hajrizit e ka parë kufomën ka qenë emocional.

    “Kur e kem pru kufomën, para se me e pa nëna e Fatonit kufomën, kam kërkua që me na i tregu të gjitha karakteristikat e trupit. Krejt na i ka shpjegu, të gjitha detajet, që kur të shkojmë aty me i identifiku.Ishte interesant që nana se si e ka pa trupin, pa i këqyre detajet ka thanë ky është Fatoni. Kufoma ka qenë në gjendje jo të mirë, por jo e pa identifikueshme. E ka përqaf e i tha “kurrë s’u ngina me ty”. Ka pasur shumë momente emocionale”, ka thënë i emocionuar avokati Koci

    Artikuj të ngjashëm

    Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin

    Dështimi i 32-të – Avokati Koci: 45 deputetë munguan, mirë po na bëjnë

    Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.