Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Kurorëzimi i Mbretit Charles, zbulohen detaje nga ceremonia

    11/04/2023 15:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla do të udhëtojnë muajin e ardhshëm për kurorëzimin e Mbretit me karrocat më të vjetra mbretërore, në një procesion madhështor, por më të shkurtër se ai i nënës se tij 70 vite më parë.

    Sipas njoftimit të Buckingham Palace, Charles do të kurorëzohet në Westminster Abbey të Londrës, më 6 maj, në një ceremoni plot pompozitet dhe spektakël, me tradita që datojnë 1000 vjet më parë. Pallati ka publikuar pak nga pak detajet e eventit, i cili pritet të ketë disa ndryshime nga ajo e Mbretëreshës Elizabeth në 1953, duke reflektuar pjesërisht epokën moderne dhe krizën aktuale të kostos së jetesës.

    Mbreti dhe gruaja e tij do të nisen nga Pallati Buckingham në Abbey në Diamond Jubilee State Coach, i ndërtuar për të përkujtuar 60-vjetorin e Elizabeth në fron dhe i përdorur për herë të parë në 2014. Brenda karrocës ka mostra objektesh të marra nga ndërtesat dhe pallatet historike, ndërsa në krye qëndron një kurorë e praruar, e gdhendur nga lisi i HMS Victory, një nga anijet kryesore të Marinës Mbretërore të shekullit të XVIII.

    Pas shërbimit, çifti do të kthehet në Procesionin e Kurorëzimit, i cili megjithëse për nga madhësia është shumë më i madh se udhëtimi i tyre në Abbey, do të jetë rreth një e treta e rrugës së kryer nga Elizabeth kur miliona njerëz u mblodhën në rrugët e Londrës për të parë.

    Për këtë, Charles dhe Camilla do të udhëtojnë me karrocën 260-vjeçare Gold State, e cila është përdorur në çdo kurorëzim që nga William IV në 1831 dhe u përdor për herë të parë nga George III për të udhëtuar në Hapjen Shtetërore të Parlamentit në 1762, kur ai ishte ende mbret i kolonive amerikane të Britanisë.

    Ajo është 7 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe peshon katër tonë dhe ka nevojë për 8 kuaj për ta tërhequr. Për t’iu përshtatur modernizmit, Pallati njoftoi se një “emoji” i ri ishte zbuluar për të përkuar me eventin, bazuar në Kurorën historike të Shën Eduardit, e cila do të vendoset në kokën e Charles gjatë shërbimit. /A2CNN

    Artikuj të ngjashëm

    Mbreti Charles nderon Tina Turner, kënga e saj luhet në Buckingham Palace

    Biden s’shkon në kurorëzimin e Mbretit Charles III, dërgon Zonjën e Parë

    Mbreti Charles III i dërgon letër presidentes Osmani, e uron për 15-vjetorin e Pavarësisë

    Të Fundit

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.