Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kur më telefonoi Kurti u shokova”, Ministri më i kritikuar ende shpreson se mund ta përmirësojë shëndetësinë

    22/09/2022 15:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri më i kritikuar i Qeverisë Kurti, Rifat Latifi, ka dhënë një intervistë për një bllog, ku ka rrëfyer se si e kishte telefonuar Kryeministri Albin Kurti dhe ia kishte ofruar pozitën e Ministrit të Shëndetësisë. Latifi është i bindur se do ta përmirësojë gjendjen në shëndetësi, ani pse deri tash s’ka bërë asgjë në këtë drejtim.

    Po bëhen gati 1 vjet prej se Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në një intervistë që ka dhënë këtë javë, ai ka treguar se si vendosi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë drejtimin e kësaj ministrie.

    Ai ka zbuluar për herë të parë se si e kishte telefonuar Kurti për t’ia ofruar këtë pozitë.

    “Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo”, thotë Latifi.

    Ai e përshkruan këtë si një moment shoku, derisa tregon edhe si iu përgjigj Kurtit.

    Isha në shok. Jo shumë gjëra mund të më shokojnë mua, por në këtë pikë isha i shokuar sepse s’dija çfarë të bëja. S’më kishte ndodhur kurrë përpara. I thash, “Faleminderit, jam në shok, dhe se do të të njoftoj”, vazhdon rrëfimin Latifi.

    Pas bisedës me Kurtin, thotë se foli me familjen dhe vendosi që të kthehej në Kosovë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Mendova gjatë dhe shumë. Mund të gjeja qindra arsye për të thënë jo- Jam në krye të lojës, jeta ime është këtu, jeta ime është e mirë, kam shtëpi të mirë, blah blah blah. Por, e kisha një problem. Si do t’ju thoja fëmijëve të mi se njëherë e kisha mundësinë ta ndihmojë Kosovën, por thash jo? Për atë arsye, dhe që të mos ankohem për situatën atje më, thash po”, thotë Latifi në intervistën për “The Ballkanista”.

    Ai kujton ditën e parë kur e prezantoi Kurti si Ministër dhe konferencën për media.

    Pas takimit e konferencës, Latifi thotë se vozitësi e kishte pyetur nëse dëshironte të shkonte në Ministri.

    Por, thotë se i tha jo, meqë dëshironte të ecte vetëm në qytet dhe të merrte frymë thellë, sepse “diçka e madhe kishte ndodhur”.

    Latifi ende shpreson se mund ta përmirësojë situatën në shëndetësinë kosovare.

    “Çdo ditë është ditë e re në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, është një nder në jetën time. Është punë e vështirë, por e di se çfarëdo që bëj, e përmirëson situatën këtu”.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.