Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kur do të nisin qytetarët e Kosovës të paguajnë për qeset plastike?

    07/02/2023 09:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos paguajnë për qeset e plastikës. Ministria e Ambientit kishte paralajmëruar se një vendim i tillë do të hynte në fuqi në fillim të këtij viti, por ky udhëzim administrativ është shtyrë për plotësim. Ekspertë të ambientit thonë se një milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës.

    Ndonëse Ministria e Mjedisit, kishte paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset plastike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga kjo ministri thonë se në dhjetor të vitit që lëmë pas, ka përfunduar Udhëzimi Administrativ për Ambalazh dhe Mbeturinat e Ambalazhit, mirëpo është shtyre për miratim.

    “Ky Udhëzim Administrativ, nuk rregullon vetëm çështjen e qeseve të plastikës por edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet (qelq, kanaqe dhe plastikë) dhe tek kjo pjesë jemi duke i plotësuar disa çështje për rregullimin e këtij sistemi, prandaj jemi detyruar që ta shtyjmë miratimin e këtij udhëzimi, deri sa të rregullojmë këtë pjesë. Me ndryshimet e bëra udhëzimi administrativ duhet edhe njëherë të dal në diskutim publik e pastaj të shkoj në mbledhje të qeverisë për miratim”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga Ministria e Mjedisit.

     Këtë iniciativë të ministrisë po e përkrahin edhe organizatat të cilat merren me ambientin.  Adnan Elshani, ekspert për ambient në “Environment Hub”, tha se dëmi që shkaktojnë qeset e plastikes është i shumëfishtë dhe nuk ka arsye që ato më të ekzistojnë në treg.

    “Vërehet një rritje simbolike e vetëdijes së qytetarëve në bazë të raportit të mjedisit të 2021 që ka një rënie të përdorimit të tyre në 10%. Mirëpo prapë 1 milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës. Duhet sa më shpejt të dilet me procedura e të ndalohen rreptësisht”, tha Elshani.

    E një shitës në një market në Prishtinë, tha se me dëshirë do t’i shiste këto qese për arsye të ndryshme. Por ende ai vazhdon t’i japë falas. 

    “Ende nuk kemi filluar t’i shesim por posa të shohim se është marrë vendim nga kompetentët, do të fillojmë të bëjmë shitjen e tyre”.

    Qeset e  plastikes  në shumicën e shteteve evropiane janë me pagesë ose janë jashtë përdorimit.  Po ashtu,  nga 1 qershori,  përdorimi i qeseve plastike edhe  në Shqipëri është bërë me pagesë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare

    Jo vetëm në Vërmicë, qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll edhe në pikëkalimet e tjera kufitare me Shqipërinë

    FAZ: “Eksodi i shpikur” i serbëve nga Kosova – propagandë e pabazuar

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.