Ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se koha kur do të dalë draft-statuti për Asociacionin në publik do të jetë e përshtatshme.
“Ka kohë kur do të informohet publiku…Nuk duhet të ketë kërkimfalje për biseda diskrete dhe konfidenciale nga qeveria e Kosovës në një cështje shumë sensitive. Në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt që publiku do ta ketë draft-statutin, kjo kohë do të jetë e determinuar nga një kombinim i qeverive dhe Miroslav Lajçak”, tha ai.
Ndërkaq, ai tha se nuk ka asgjë sekrete këtu, “por negociata diplomatike, angazhime sensitive nga kmouniteti ndërkombëtar”.
Hovenier tha se s’ka arsye për Qeverinë e Kosovës që të mos shkojë përpara me këtë draft-statut.