Kur Bora Zemani merrte pjesë në “O Sa Mirë” – ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite

Sot ajo është një prej moderatorëve më të njohura shqiptare.

Bora Zemani është kthyer në qendre e vëmendjes muajve të fundit, veçanërisht pas takimit të saj të famshëm me ish-të dashurin, Donald Veshaj, në një nga mbrëmjet e spektaklit Big Brother VIP.

Prezantuesja e Top Channel festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 30-të në një festë luksoze me shumë të ftuar VIP, në të njëjtën ditë që shënoi një tjetër arritje të madhe.

Ajo grumbulloi plot një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke u futur në listën e personazheve shqiptare më të ndjekur në këtë platformë.

Bora ka qenë përndryshe një person jo pak i njohur edhe disa vite më parë, kur kishte nisur rrugëtimin e saj si prezantuese në Digitalb.

Zemani në vitin 2016 ishte paraqitur gjithashtu në një nga episodet e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, që ka qenë në atë kohë shumë i shikuar.

Reklama