Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kur bijtë bëhen heronj, baballarët bëhen fëmijë

    22/03/2025 21:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    (Letër Hashim Thaçit)

    Z. President,
    Sot, pasi ju kthyen sërish atje ku drejtësia e shpërdorur është ulur këmbëkryq në faqe bote, dhe pas këtij morti, e do rendi që në fillim t’ju shpreh ngushëllime, thënë në gjuhën e vendit e t’kuvendit: Zoti ju lashtë shnosh për babën!

    Secili djalë i ardhur në këtë botë mund ta marrë me mend se sa vështirë është të mos jetë aty kur baba jep frymën e fundit.
    Secili baba që e sheh se jeta po i venitet, fëmijën, djalin, atë që gjatë jetës e pati më të përmallshëm, e nuk e ka pranë, madje që padrejtësisht e mbajnë “rob” a “robije”, siç do të thoshin mocanikët e babës tuaj, e di se Zoti i fanitet në fytyrën e tij.

    Shumë kanë provuar të vënë veten nën lëkurën tuaj, por sa do empatikë të jenë, thënë të drejtën, kjo mbetet një dhimbje e durueshme, se êshtë për “tjetrin”, edhe pse jeni i yni. Po, është vështirë të hysh nën lëkurën tuaj, brenda dhimbjes sate, në durimin, në plasjen, sidomos në qëndrueshmërinë tuaj.

    Provova që të marr pak rrëfim nga baba im, që ta ndiej se çfarë duhet të ketë ndjerë baba juaj kur priste shtrëngimin e dorës suaj, jo vetëm të djalit që i dha zâ babës, i dha zâ vendit, por edhe në cilësinë e ‘atit’ të tij. Gjithmonë në tronditjet e mëdha të kohës dhe të shekujve, pas betejave të mëdha, kur bijtë bëhen heronj, baballarët bëhen fëmijë. Ndonëse, ju e keni mësuar atë me mungesën tuaj fizike, se prania ndihej gjithandej, si krismë e klimthë që po lindte të bardhë ditë. Ai e dinte se pas çdo krisme, nëse jo ju, mund të ishte njeri prej jush, njeri prej atyre që edhe nëse do të binte në pritë, mund të shtrëngonte dhëmbët e dhimbjen ta treste në një krenari të papërmbajtur, sikur të binte bashkë me ju.

    Ai e dinte se ju mund të binit edhe prapa grilave,  në duar të atyre që gjithë jetën ju ndoqën, por ndihej i sigurt, se djali i tij nuk do të binte i gjallë në duar të tyre. Sikur ta dinte se i gjalli e do lirinë dhe i vdekuni ceremoninë, nderimin, lutjen. Se cila është më e madhe, kush më mirë se ju nuk e di.
    Megjithatë,  sot po të mos kishit këtë dhimbje të rënduar, nuk do ta dinim kurrë se  baba juaj në cilin shtrat, shtëpi, spital do të jepte frymën e fundit. Në mes vuajtjesh të mëdha, u mësuam ta gjejmë atë më të voglën, në mes dhimbjeve të pazakonta, sidomos të luftës së fundit, u mësuam të ngushëllohemi jo me fizikën, po me idealen.
    Ju, me përvojën e guerilit të hershëm, e prijësit të dëshmuar, do të thoshit:  Ka dhe bëhet luftë për ideale, por kurrë s’ka luftë ideale.

    Prandaj, kthejeni këtë dhimbje në një akt sublim, në një katarsis, tragjiken në gjëllim e gjallni:


    Baba juaj, falë jush, dha frymën i lirë dhe në liri. Baba juaj dha frymën e fundit i rrethuar prej mjekëve e njerëzve që shqip i flisnin dhe e nderonin shqiptarisht deri në pulsin e fundit.

    Prandaj, që të dy t’i faleni veprës suaj, sepse që të dy i keni dalë borxhit njëri-tjetrit:
    Ai me bekimin, ju me veprimin.
    Ai me luftën shpirtërore e familjare, ju me luftën çlirimtare.
    Po ashtu,
    Ai në luftë me mërzinë, ju në luftë për drejtësinë.

    E dimë, ju keni qenë dhe mbeteni prijës në luftë e paqe, edhe për babën tuaj, por në fillim dhe fund, ju ishit djali i tij, ndaj kjo e bën dhimbjen më ambige: të krenohej a të vuajë për djalin, të krenohej a të vuajë për prijësin! Kjo s’është sall dilemë hamletiane, por fat dhe fatum njëherësh, që historikisht e ka ndjekur brezin e babës tuaj: kur janë gëzuar (nëse janë gëzuar ndonjëherë), dikah tjetër u ka plasur idhnimi në sy e zemër, gjithmonë duke e mbrujtur dhe ‘fsheshur’plagën  pas shpine….

    Z. President,
    Nuk e di kur e keni pasur më vështirë si këto ditë, si djalë e si prijës, sidomos kur kaluat telat me gjemba dhe u takuat në mënyrë pazakontë me babën tuaj.
    Ajme, lum ai që fjala iu bë kanun: deka ishte me rend dhe nuk ndodhi ajo që mund të kishte ndodhur, kur ju  i kishit râ brisk ftyrës dhe i dolët
    përballë agresorit më të madh të shekullit që shkoi.
    Provuam të ndiejmë krejt atë çfarë mund t’i ndodhte një djali që nuk mund të vinte në gjamën e babës, në lamtumirën e fundit, por kot. Mëla thotë mendja se secili prej nesh kishte ardhur  më i thyer shpirtërisht dhe më i fyer moralisht. Por, kjo nuk u pa te ju, as në ecje drejt atij vorri të ri, as kur u përule me dashni mbi të në heshtje, sepse ai nuk të fliste më, as nuk të priti si dikur kur ktheheshe “katarosh” nga aksionet e misionet e mëdha.
    Po, z. President,
    Ky ishte shembull për ne, për ata që po vijnë, për të mësuar më shumë për ju, për të mësuar më shumë se ç’është çmim i luftës e dhimbja e lirisë. Ky ishte mësim për të gjithë ata që e duan dhe duan ta duan këtë vend,  shtetin dhe sovranitetin e tij.

    Prandaj, ai grusht, ajo dorë e ngritur lart, herë- herë në zemër, le të jetë forca e vërtetë që do të ushqehet brenda jush, e gjallë dhe e palëkundur, ashtu si kujtimi për babën!
    Baba juaj  pushoftë në Parajsë, e ju u kthefshi në lirinë tuaj dhe tonën!
    Me zemër,
    Agron Gashi
    (Autor i emisionit N’Demos)

    Artikuj të ngjashëm

    Në rastin Thaçi dhe të tjerët, ekipet e mbrojtjes planifikojnë të dorëzojnë një kërkesë të përbashkët për rrëzimin e akuzave

    “Edhe 100 komandant”, Rama uron Thaçin për ditëlindje

    Lahi Brahimaj uron Thaçin për ditëlindje: Uroj që të ardhshmen ta festoni në kullën tuaj

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.