Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kupchan: Sulmi në Banjskë i tmerrshëm, me potencial për të kaluar në një dhunë me përmasa më të gjera

    10/02/2024 23:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, po e vlerëson të tmerrshëm dhe me potencial për dhunë me përmasa të gjëra.

    “Nuk ka dyshim që individët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dënohen, dhe presioni duhet të bëhet në autoritetet serbe të bëjnë çka është e nevojshme, për të mbajtur përgjegjës ata njerëz. Ishte sulm i tmerrshëm, me potencial për të kaluar në një dhunë me përmasa më të gjera, pamë reagimin e NATO-s duke shtuar numrin e forcave brenda Kosovës, një shenjë e qartë që NATO është e shqetësuar për përhapjen e dhunës. Pra ky ishte një moment shumë i rrezikshëm, dhe personat përgjegjës duhet të japin llogari”, ka deklaruar Kupchan.

    Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, ku thotë se SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion ndaj dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e saj.

    “Mendoj që BE-ja dhe SHBA-të që tash po punojnë ngushtë, duhet të bëjnë presion mbi të dy palët, sepse të dy palët ndajnë fajin, që nuk kanë përparuar drejt normalizimit, e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar ai.

    Kupchan thotë se vendimi i fundit për dinarin u mor në një moment kritik të politikët midis Kosovës dhe Serbisë.

    Ndonëse sipas tij, Kosova me të drejtë po insiston që valuta e vetme të mbetet euroja.

    “Mendoj që kryeministri Kurti ka çdo të drejtë politike dhe ligjore, që serbët në veri duhet të përdorin euron, ashtu si këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ata që jetojnë në Floridë përdorin dollarin. Por në kontekst të një momenti delikat kur Serbia dhe Kosova, shpresojnë, po provojnë të mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, unë mendoj që veprime të këtilla nuk janë të dobishme, por panevojshëm dhe provokuese”, u shpreh ai.

    Sipas profesorit amerikan kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, po luajnë rolin e nacionalizimit në vend që të merren vendime siç thotë, të vështira.

    “Kam besim që në fund, Kosova dhe Serbia të pajtohen dhe normalizojnë marrëdhëniet. Në mendjen time është pyetje ‘kur’ do të ndodhë kjo, e jo ‘nëse’ do të ndodhë kjo. Mendoj që është një moment kur të dy, edhe Kurti, edhe Vuçiq, duhet të dëshmojnë kurajë politike, të bëjnë zgjidhje dhe lëshime të rënda, por në vend të kësaj çfarë po shohim është se po luajnë rolin e nacionalizmit, e që nuk është e dobishme”, tha ai për Tëvë1.

    Debat të ashpër pati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, midis kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, profesori nga universiteti Georgtown e vlerësoi debat të nxehtë pas një sërë vendimesh nga qeveria e Republikës së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.