Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kunati i ministres Haxhiu largohet nga Kosova: Lamtumirë vendi im, për ty mora plagë e derte

    27/04/2023 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kunati i ministres Albulena Haxhiu, Dardan Krasniqi ka vendosur të largohet nga Kosova për të jetuar në Finlandë.

    Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ndihet keq që do të largohet, por sipas tij, ky vend nuk po ec përpara.

    Postimi i plotë:

    Të dashur shok e miq!

    Me ju që kemi nda gjithçka bashkë për vite të tëra!

    Po ju njoftojë se tashmë unë neser me 28 prill udhëtojë për Finlandë, për ta kaluar pjesën tjetër të jetës! Për gurbetin si plagë e rëndë e shqiptarëve ndër breza nuk flas as nuk kam të drejt të flas, por për vetën time ndoshta të paktën kam të drejt me i thënë dy fjalë! Ikja nga Kosova është vendimi më i vështirë që se kisha menduar kurrë! “Por hallët të qojnë edhe në derë të hasmit” … Bileta një drejtimshme është e dhimbshme! E kam përjetuar rëndë, po e përjetojë keq!

    Ky vend pa të drejt që nga paslufta na morri të gjitha të drejtat, krejt çfarë ne u angazhuam ishte për të ndërtuar disa parime bazë të shoqërisë e të cilat pa to nuk ka jetë, dhe ky vend nuk po ecë e nuk do të ecë kurrë, pra barazi drejtësi e meritokraci – kjo në terrenin e tillë politikë na kushtoi, humbëm kohë të çmuar, sakrifikuam shumë e nuk ja arritëm! Ndoshta ne jemi fajtorët e vetëm pasi ishim rritë e edukuar me fjalën e dhënë, me disa bazamente themeltare të moralit, dhe nuk e kuptuam se gjërat në politikë ishin ndryshe! Nuk kishin të bëjn me to! Por tashmë kjo nuk ka rëndësi!

    I dashur vendi im, për ty isha bir e isha ushtar, për ty mora plagë e mora edhe derte edhe prapë kurdoherë do ti kalojë krejt bjeshkët e botës për të qenë ushtar i kësaj toke sa herë ka nëvojë! Lutëm çdo çast të jetës time që ty të shoh siç duhët ballëlartë, ashtu siq u derdhë gjak i madh për ty!

    … dhe krejt në fund, falemderit disa miqëve të çmuar që nuk do të pranonin me ua përmend emrat për ndihmën e madhe që ma kanë dhënë! Ju jam borxhli tërë jetën! Ata e dinë se cilët janë!

    Lamtumirë Kosovë!

    Artikuj të ngjashëm

    “Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm”, Krasniqi ia kujton Kurtit çfarë kishte thënë në vitin 2020

    Kunati i Albulena Haxhiut: Ministrja Rozë ju beson hajnave, bashkëpunon me hajna dhe i favorizon ata

    Kunati i ministres Haxhiu, mbështetësve të ministres Hajdari: Çka nëse dëshmohet hajnia

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.