sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Kultivuesit e deleve dhe dhive kërkojnë rritje të subvencioneve, ndryshe paralajmërojnë protesta

    04/07/2021 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shoqata e Kultivuesve të deleve dhe dhive në Kosovë po kërkon nga Ministria e Bujqësisë të rrisë vlerën e subvencioneve për krerë për këtë kategori në 30 euro, ndryshe nuk e përjashtojnë mundësinë që të protestojnë dhe të bartin bagëtitë para ndërtesës së qeverisë.

    Kryetari i kësaj shoqate, Emin Kolloni, thotë se rritja e subvencioneve për blegtorinë është e domosdoshme edhe për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve që përdorin për kafshët.

    Kolloni, që punën me blegtorinë e ka trashëguar nga babai i tij, e që së bashku me dy vëllezërit e tij kanë mbi 2 mijë e 500 krerë delesh, thotë se nëse nuk do të kenë mbështetje nga shteti do të detyrohen të ulin numrin e bagëtive.

    “Nga viti i kaluar me ligj ka qenë e rregulluar që vlerën në kokë dele të jetë 20 euro, unë kam kërkuar që vitin aktual të ngrihen duke pasur parasysh pasojat e pandemisë, vlerën e materieve ushqyese që na nevojiten për dimër për kope, ka një ngritje enorme (të çmimeve) ushqimi i kafshëve. Kam kërkuar që vlera këtë vit të jetë 30 euro për kokë dele, mirëpo nuk jam i sigurt se do të shqyrtohet dhe do të merret për bazë. Ne me kryesinë kemi vendosur dhe kemi parashtruar një kërkesë përmes email-it zyrtar të shefes së kabinetit të ministrit ka 15 ditë që e kemi bërë këtë kërkesë dhe nuk kemi marrë asnjë konfirmim për takim dhe do të takohemi me kryesinë e shoqatës dhe do të marrim vendim, që nuk dëshiroj ta them, ndoshta edhe për protesta edhe bartje të bagëtive në kryeqytetin e Republikës para institucionit të qeverisë”, thotë ai.

    Ai thotë se as shuma prej 30 eurosh nuk mbulon shpenzimet që i kanë si fermerë, derisa përmend se problem iu shkakton edhe tregtimi i deleve dhe dhive në mënyrë ilegale.

    “Ne prej informalitetit kemi probleme, tregtimi në mënyrë ilegale i njerëzve kontrabandistë me mall të kontabanduar nga shtetet përreth Maqedonia, Shqipëria dhe Serbi kemi kërkuar që të ketë profesionalizëm dhe kontroll rigoroze të kufijve, si dhe mbështetje materiale në subvencione”, thotë ai.

    Kolloni, që çdo ditë i dërgon bagëtitë e tij në bjeshkën e fshatit Radesh të Opojës, thotë se nëse nuk do të kenë përkrahje nga shteti do të detyrohen të ulin numrin e bagëtive.

    “Blegtoria është ndër lëmit më të rënda të ekonomisë, mirëpo për ne si familje bashkë me tre vëllezërit e tjerë në fermën tonë posedojmë mbi 2 mijë e 500 krerë. E gjithë familja është e mobilizuar, kemi edhe fuqi të jashtme punëtore, 8 punëtorë të jashtëm i kemi bashkërisht në fermën e vëllezërve Kolloni. Me këtë degë të ekonomisë ia dalim, kemi arritur t’i kryejmë detyrimet familjare, mirëpo është ndër degët më të vështira të ekonomisë pa të cilën nuk mund të ekzistojë shteti. Pa bujqësi e blegtori nuk ka pavarësi shtetërore, nëse nuk ka pavarësi prodhuese. Nëse ne përkrahemi nga shteti do e dyfishojmë-trefishojmë sasinë e krerëve të deleve, mirëpo vazhdimisht nga mospërkrahja dhe nga jo mundësia e gjetjes së fuqisë punëtore kemi vështirësi dhe nëse nuk ekziston përkrahja detyrimisht duhet ta minimizojmë sasinë”, thotë ai.

    Shpenzime thotë se u krijojnë edhe përpunimi i qumështit dhe djathit, që si fermë bëjnë katër lloje të djathërave. Me gjithë vështirësitë e punës me bagëtitë, Kolloni porosit të gjithë të rinjtë që të merren me blegtori dhe të mos lejojnë që të shuhet kjo veprimtari në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 700 aplikime brenda një jave për subvencionet për pajisje shtëpiake efiçiente

    Shtyhet sërish afati për aplikim për subvencione

    Ja sa familje përfituan subvencionime për kursim të rrymës në nëntor

    Të Fundit

    NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it në Kosovë

    Rama: Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit, iku duke e ngjitur shpirtin në altarin e heronjve

    28 Nëntori: Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    Në seancë private për publikun, fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.