Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kulla e radarit i dha koordinatat e gabuara, aeroplanët për pak sa nuk u përplasën

    12/09/2023 19:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Historia e incidentit të 24 shkurtit, kur aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia iu shmangen një katastrofe falë sistemit të radarit TCAS, ndryshon nga njëri raport te tjetri.

    Bazuar në dosjen e plotë të hetimit mbi këtë incident, të cilën e ka siguruar Kiks Kosova, i vetmi fakt që nuk ndryshon është ai që incidenti u shkaktua nga faktori njëri, të tjerat, përfshirë edhe deklaratat e dy kontrollorëve A.Sh. dhe F.L., ndryshuan.

    Autoriteti i Aviacionit Civili dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, kur nisen hetimet, kërkuan nga Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror sqarime shtesë për incidentin dhe bashkë më to edhe audio-incizimet që lidheshin më incidentin.

    Të gjendur në zgrip dhe përballë kërkesës për qasje të plotë në të gjithë sistemin, ASHNA, për ditë të tera, refuzoi të jepte qasje në këto audioicizime të kërkuara nga drejtori i AAC dhe KAHIA-s.

    Të dy autoritetet ishin te vendosura qe te hetonin incidentin dhe te kishin qasje ne te gjitha faktet, për çka ia bënë me dije Shërbimit te Navigimit Ajror, se në rast se nuk do të ofronte këtë qasje në mënyrë vullnetare, atëherë ato do të kërkonin ndihmën e organeve të ndjekjes për të siguruar dokumentacionin e kërkuar.

    Në këtë situatë, ASHNA përpiloi një raport te dyte, kësaj radhe të faktuar ne audio incizime dhe faktet relevante, te cilat dallonin nga raporti paraprak.

    Në raportin e dyte te datës 28 mars, Agjencia e Shërbimit te Navigimit Ajror e ndërroi tërësisht historinë.

    Në këtë raport, u bë i gjallë edhe kontrollori i tretë, i cili në raportin e parë nuk u përmend fare. Raporti u ndërtua jo vetëm në rrëfimet e tre kontrollorëve, por aty u përfshinë edhe të dhënat nga komunikimi më pilotët, regjistrimet e radarit dhe komunikimi me Air Kontrollin.

    Në intervistën e tij para inspektorëve të Aviacionit, kontrollori i tretë pranon se në momentin kritik nuk ishte në vendin e tij te punës.

    Gjatë intervistës se tij, ai ka theksuar se gjatë kohës së incidentit ka qenë në drekë dhe sapo është informuar për incidentin ka marrë kontrollin në duar, duke i liruar nga detyra të dy kolegët e tij.Pavarësisht kësaj, kontrollori i parë dhe i dyti kishin deklaruar se nuk ishin në dijeni se kontrollori i 3 ishte mbikëqyrës i tyre, për më tepër ata deklaruan se kanë menduar se kontrollori i parë ishte mbikëqyrës i turnit.

    Por është e çuditshme se si ndërron raporti i parë nga i dyti, nga përmbajtja e intervistave të dhëna nga 2 kontrollorët.

    Derisa në raportin preliminar kontrollorët thanë se piloti i GP Aviation nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të tyre, në raportin e dytë, të hartuar 25 ditë pas incidentit, kontrollorët e fajësuan Qeverinë e Kosovës.

    Gjatë pyetjeve nëse ata kanë qenë të shqetësuar për ndonjë arsye, ata njëzëri dhanë një përgjigje, që ishin të stresuar për faktin se Qeveria e Kosovës po tentonte që t’ua ulte pagat e tyre, të cilat nisin nga 1 mijë e 900 euro e shkojnë deri në 2,500.

    Tjetër arsyetim që ata dhanë për faktin se nuk arritën të menaxhonin situatën, e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, ishin edhe problemet shëndetësore. Kontrollori i parë tha se kishte problem me moshën e tij, derisa kontrollori i dytë tha se ishte i stresuar, pasi do t’i nënshtrohej një operacioni në gju.

    Si përfundim, raporti i dytë mbi incidentin e 24 shkurtit nxori një mori defektesh brenda Kullës së kontrollit të radarëve në ASHNA.

    Aty u theksua se ekipi hetimor, pasi analizoi të gjitha komunikimet mes kontrollorëve dhe pilotit, koordinimin e telefonatave, regjistrat e radarit dhe intervistat e te përfshirëve në incident, konkludon se gabimi njerëzor ishte një nga faktorët kryesorë që kontribuoi në incidentin ku u përfshinë dy fluturaket.

    Derisa konkludoi se faktorë direkt që ndikoi në këtë ndodhi ishte edhe fakti se kontrollori i pare koordinoi në të njëjtën kohë i vetëm trafikun, shënimi i shiritave nuk ishte në përputhje me standardet e lejuara, gjatë dorëzimit dhe marrjes së detyrave informacioni i pasaktë u kalua nga kontrollori 1 tek i dyti dhe marrja e tij nuk u krye siç kërkohej.

    E po ashtu raporti thotë se kishte mungesë të rrjeteve të sigurisë.

    Si faktor indirekt raporti përmend edhe problemet e shumta në dështimin e pajisjeve dhe veçanërisht në rifillimin e radarëve.  Si dhe konkludohet se frika se ligji i pagave do të zvogëlonte rrogat e tyre ndikoi në rritjen e stresit te kontrollorët.

    Artikuj të ngjashëm

    Përplasen dy avionë në ajër, njëri përfundon në det, tjetri ulet në pistë

    Avionët e NATO-s kapin aeroplanët rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.