Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka bërë sot një postim në “Facebook”, ku shihet nga Jerusalemi, kryeqyteti i Izraelit, ku Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje në Mastersin e xhudos.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, kurse Laura Fazliu e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, raporton KosovaPress.
Kuka në “Facebook” shfrytëzoi rastin që t’ua urojë besimtarëve krishterë Krishtlindjet, dhe këtë gjë e bëri në pesë gjuhë të ndryshme.
“Nga Jerusalemi me diell …
Uroj të gjithë Shqiptarët që
festojnë Krishtlindjet
Urime e për shumë mot!
Merry Christmas
Frohe Weihnachten
Joyeux Noël
Buon Natale
👌👌”, shkruante Kuka në “Facebook”.