Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    ​Kuka: Çmimi “Honoris Causa” nder për mua, ishte Majlinda Kelmendi pika e kthesës në karrierën time

    22/09/2022 12:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me çmimin “Doctor Honoris Causa” Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka nderuar trajneri dhe selektorin e Kosovës në xhudo, Driton Kukën.

    Çmimi i është dhënë trajnerit nga Peja për të arriturat e tij të jashtëzakonshme në sportin e xhudos si dhe prezantimin e dinjitetshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti e ka falenderuar Kukën për kontributin e dhënë në afirmimin e Kosovës përmes sportit duke thënë se ai ka thyer shumë barriera nëpër botë.

    “Sot po shënojmë ceremoninë e doktoratës së nderit, të 21-tën me radhë në shekullin e 21-të e cila organizohet për nderë të z.Kuka, trajner dhe selektor i Përfaqësueses se Kosovës në xhudo i cili për më shumë se një dekadë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e sportit po edhe për afirminin e shtetit tonë me mund dhe sakrifica për shumë gjenerata. Figura e tij është pikë referimi dhe shembull për shumë të rinj të cilët kanë pasion sportin për të cilët mund të kenë mëdyshje se ku mund të arrij përmes sportit një i ri i vendit më të ri në evropë. Dhe Kuka, së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i ka treguat botës se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe intelektuale. Z. Kuka, faleminderit për kontributin e dhënë që Kosova të konsiderohet si vend i mundësive, faleminderit për forcën transformuese që keni bartur tek të rinjtë.”, tha Sahiti.

    Kurse, vetë Kuka i cili u shpreh shumë i lumtur që me këtë çmim po vlerësohet nga tempulli i dijes, theksoi se në rrugën e tij të sukseseve ka pasur shumë probleme e pengesa si dhe ka eksperimentuar shumë për ta gjetur rrugën drejte suksesit.

    “Në punën time gjithmonë kam pasur gabime e dilema, shumë probleme e pengesa në punën time e cila në fund ka kulmuar me atë çfarë e kam pasur qëllim jetësor. Por, probleme dhe pengesat gjithmonë shfaqen në rrugëtimet e çdo trajneri i cili në të ardhmen pretendon të shkojë drejtë medaljeve të mëdha elitare…Unë kam eksperimentuar derisa e kam gjetur rrugën drejt medaljeve të mëdha botërore dhe olimpike. Kthesa ka filluar në momentin kur Majlinda ka besuar, si protagoniste e kësaj storie është Majlinda që ka qenë kampione evropiane dhe botërore për juniorë.”, tha Kuka.

    Ai shtoi se pas një punë të mundimshme, frytet e saj filluan të vijnë në vitin 2013, kur Majlinda Kelmendi filloi të fitojë medalje.

    “Viti 2013 ishte kthesa. Në Kampionatin Evropian erdhi medalja e parë elitare në muajin prill, ndërsa në gusht Majlinda u bë kampione botërore, hera e parë në historinë e sportit tonë. Një garë jashtëzakonisht interesante, një garë në të cilën normalisht kam pritur që Majlinda të kurorëzohet me medalje, por që do të bëhet kampione botërore jo për arsye se në atë kohë në kategorinë e saj ishte një japoneze që dominonte botën dhe në fakt kemi punuar shumë për të pothuajse një vit dhe e kemi gjetur rrugën drejtë fitores.”, theksoi Kuka.

    Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani dhe për KosovaPress se Kuka e ka merituar këtë çmim dhe kjo është shumë e rëndësishme për Kosovës, e sidomos për komunitetit sportiv kur një trajner si ai nderohet nga Universiteti i Prishtinës.

    “Po besoj ky çmim është mëse meritor edhe po besoj që është shumë i rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës e aq më tepër pastaj për komunitetin sportiv është nder dhe kënaqësi sepse një njeriu të sportit, një trajneri si Driton Kukës po i dhurohet ky çmim i nderit prej Universitetit të Prishtinës dhe po rangohet në listën e emrave të tjerë të njerëzve të cilët e kanë marrë këtë çmim viteve paraprake.”.tha Osmani.

    Ajo gjithashtu theksoi se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta trefishojë buxhetin për sportin e xhudos në vitet e ardhshme.

    Të Fundit

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.