Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Kujtohet patrioti Zijah Shemsiu, Mehmet Musa: Faleminderit që në moshën më të mirë ia fale jetën këtij vendi

    06/05/2025 16:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Mehmet Musa

    Ata të cilët bien për Atdhe, fitojnë një të drejtë që nuk mund ta fitojë kushdo, e as ne që jemi sot në këtë sallë. Ata fitojnë të drejtën që kombi ynë të ulet me respekt e me lule pranë varrit të tyre!

    Sot na bashkoi qëndresa, vendosmëria, trimëria, atdhedashuria, guximi dhe fryma e fundit e dragoit Zijah Shemsiu.

    Si sot, para 4 dekadave të shkuara, ai burrë Shqipërie, pa pretensë e pa pagesë, ishte në front e në luftë speciale përballë gjeneralëve gjakatarë: Nikola Lubičić, Velko Kadijević dhe Branko Mamulla. Ai, me guxim e pa pikë drojtje, mbrojti kërkesat dhe qëllimin final të gjysmës së kombit tonë.

    Nuk dua dhe nuk di të flas më mirë se çka foli vetë Zijahu sa ishte në jetën e tij. Ai u tha atyre ballë për ballë:

    “Mirë dëgjoni, çetnikë barbarë,
    E përfaqësoj Lëvizjen Shqiptare.
    Në zjarr do digjem plak e ri
    Për liri e pavarësi.
    Në zjarr do kallem djalë e çikë
    Për statutin – Republikë!”

    Ndërsa para frymës së fundit, nga vrimat e vetmisë, u tha:
    “Do rrojmë mirë edhe në liri. Mëmë Shqipëria kurrë mos më prit!”

    Epoka në të cilën jetoi, luftoi dhe veproi Zijahu nuk është epoka ndër më të ndriturat të historisë, por është epoka më e ndritshme e historisë sonë gjer më sot.

    Kjo epokë e gjysmës së dytë të shekullit që iku, e që i ka takuar Zijahut, ka dy çelësa: Shaban e Shaban.
    Çelësin e parë e ka Shaban Kastrati, që e hapi këtë epokë. Ai, në dimrin e egër të vitit 1945, me brigadat e tij qëndroi, luftoi dhe u shua për këtë tokë e këtë pjesë të Shqipërisë, por i la amanet Shaban Berishës që me çelësin e dytë ta mbyllë atë epokë në formën më të bukur e fitimtare, duke e shkrirë brigadën e tij vetë i 59-ti, dhe duke shkruar në faqet më të ndritura të historisë sonë shekullore të shkruar me gjak.

    Pra, në Drenicë nisi,
    në Drenicë mbaroi.
    Në Drenicë krisi,
    në Drenicë pushoi.

    Kështu që kjo pjesë e Shqipërisë, të cilën ne sot e gëzojmë e lëvdojmë, i ka themelet me gjak e beton, me gjakun e kockat e komandantit Shaban Polluzha, të birit të tij dhe të gjithë ushtarëve të brigadave të tij.

    Murin e ka të murosur me gjakun e kockat e:
    Fazli Grajqecit,
    Jusuf e Bardhosh Gërvallës,
    Kadri Zekës,
    Bajram Bahtirit,
    Nuhi Berishës e Rexhep Malës,
    Zijah Shemsiut,
    Metush Krasniqit,
    Male Morinës,
    Xhemail Blakajt,
    Fahri Fazliut e Afrim Zhitisë.

    Po kulmin, me çka e ka të mbuluar?

    Me gjakun e kockat e brigadës së komandantit Shaban Jashari vetë i 59-ti, me gjakun e kockat e 1432 fëmijëve të kësaj cope të Shqipërisë, e me gjakun e kockat e të gjithë ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.

    ⸻

    Por pasi që na bashkove sot, Zijah Hasani, më lejo të lutem e të të porosis si vëllait më të madh:
    Shko, të lutem, e takoi që nga Shaban Polluzha e deri te Shaban Jashari, duke mos e harruar bacën Adem Demaçi dhe të gjithë ata që ranë në atë epokë të ndritur të historisë. Diftou dhe njoftoji, të lutem, se: desh e zbath, barkun pa ngi, pa meditje e pa rroga, sorollatën poshtë e lart deputetët që vetë i zgjodhëm, e që 7, 17 e 27 herë i kanë ngulë këmbët si Gazmendi në urë dhe nuk dakordohen që këtë vend të djegur, të pjekur e të larë me gjak, ta bëjnë me institucione të veta.

    E di, Zijah, që gjithë ju që ratë për këtë tokë e për ne, që të sillemi të lirë në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi, keni mëshirë ndaj nesh. Por megjithatë, ju lutemi, me gjithë respektin që keni për ne, dekoroni deputetët tanë me medaljen “non grata”, që të gjithë pa përjashtim, sepse nuk i duhen as vendit, as Kuvendit të kësaj pjese të Shqipërisë.

    Faleminderit, Zija Shemsiu, që në moshën më të mirë ia fale jetën këtij vendi!
    Lavdi, nderim e respekt ndër shekuj për Zijah Shemsiun dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
    Marri dhe i mbuloftë turpi të gjithë ata kolaboratorë që për 5 dekada i shërbyen me aq zell Serbisë fashiste!

    Prishtinë, më 5 maj 2025

    Artikuj të ngjashëm

    Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

    Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin

    Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

    Të Fundit

    Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

    Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin

    Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.