Ai që njihet si gjenerali i shqiptarëve, Kudusi Lame ka folur në protestën që po mbahet në Hagë në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-se, duke kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të bëhën bashkë në mbështetje të tyre.
Ai është shprehur se nuk është i gatshëm të pranojë torturën vetëm për kënaqësinë e Serbisë dhe “të atyre që e përkëdhelin atë”.
“E marrë fjalën në këtë tubim mbarëshqiptar këtu në Hagë për të thirrur fort përpara botës, drejtësi, drejtësi për të respektuar historinë e të gjithë popujve njëlloj. Ne jemi shqiptar, jemi krenarë për përkatësinë kombëtare, jemi shqiptar dhe duam të jemi më të drejtën tonë si gjithë të tjerët…Nuk mund të duroj më padrejtësinë vetem pse të fuqishmit duan të rregullojnë interesat e tyre mbi të drejtën time, nuk jam i gatshëm të pranojë torturën vetëm për kënaqësinë e Serbisë dhe të atyre që e përkëdhelin atë”, ka thënë gjeneral Lame.
Gjykatën Speciale ai e ka quajtur politike.
“Gjykata Speciale e ashtuquajtur e Kosovës nuk është më një institucionligjor dhe drejtësie, por një institucion politik kundër shqiptarëve, uroj të më bindin për të kundërtën. Shqiptarët nëpër histori kanë adhur krenarë, prandaj edhe kanë mundur të mbijetojnë përballë armiqëve të shumtë që kanë synuar t’i zhdukin. Por, ne tashmë i kemi kuptuar mjaft mirë djallëzitë e Serbisë dhe mbështetësve të saj si dhe lajkat që ata u bëjnë për të përfituar. Por, Serbia dhe mbështetësit e saj atë punë kanë. Ky mashtrim i Serbisë fashiste ka bërë që sot ne i kemi të mbyllur në Hagë një grusht luftëtarësh të lavdishëm që kanë sakfirikuar gjithçka vetëm për ta parë atdheun e lirë”, ka thënë ai.
Lame ka kërkuar që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vlerave të luftës.
“Jemi në mbrojtje të luftës sonë të lavdishme dhe te luftëtarëve që i kanë mbyllur me akuza të rreme në Hagë. Ju kërkoj niveleve shtetërore në Prishtine të kthejnë sytë nga Haga dhe të hedhin poshtë gënjeshtrën dhe shpifjen. Ju shtetarë te Kosovës duhet të kuptoni qe kriminalizmini i luftës ka synim të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje, Kudusi Lame thënë se Evropa duhet të kthejë këtë gjykatë në gjykatë drejtësie, duke hequr dorë nga synimi për të trajtuar viktimën si kriminel e agresorin viktimë.
“Nëse Evropa, luftën për liri e konsideron prapambetje, ne jemi të gatshëm të mbesim të prapambetur, lirinë e kemi shpallur të shenjtë dhe ata çlirimtarë që janë të mbyllur në Hagë kur kanë rrëmbyer armët për të luftuar pushtuesin kanë bërë betimin liri a vdekje, fati kurseu ndoshta për të mbrojtur historinë para përbaltësve të saj”, ka thënë ai.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.