Hajredin Kuçi është deklaruar plotësisht i pafajshëm në paraqitjen e tij në Hagë.
“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën. Jam i identifikuar me drejtësi”, u shpreh ish-zëvendëskryeministri.
Kundër ish-ministrit të drejtësisë rëndojnë dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.