Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dyfishta që u mbajtën të mërkurën, më 8 maj.
Sipas KSHZ-së dalja në zgjedhjet presidenciale deri në mbylljen e vendvotimeve ka qenë 46.39 për qind, gjithsej 1.814.317.
Në rezultatet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 53,38 %, pra gjithsej 1.815.350.
Dalja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa dalja më e ulët është në Qendër Zhupë.
Ditmire Shehu nga KSHZ, ka thënë se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.
Ajo gjithashtu ka theksuar se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30.
Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të 11-ta kuvendare.