Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka folur për strategjinë dalëse nga situata aktuale në veri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se konsensusi i gjerë politik dhe veprimi me aleatët janë rruga e vetme për daljen nga situata aktuale.
“Strategjia dalëse nga situata aktuale është konsensui i gjerë politik dhe dinamizimi i veprimit me aleatët tanë, për të përfunduar marrëveshjen dhe për të krijuar momentumin e ri zgjedhor, post marrëveshje”, ka shkruar ai.