Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku etiketohen gazetarët dhe veteranët, ka reaguar edhe drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se në një shtet demokratik ku fjala ka peshë dhe përgjegjësi, sot do duhej të shkarkohej ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Por nuk ka si të shkarkohet një ministër, përmes të cilit Kryeministri ka zgjedhur që me gjuhë kërcënuese dhe nxitëse për konflikt civil, t’u drejtohet qytetarëve të Republikës” shkruan Kryeziu.
Reagimi i plotë:
Në një shtet demokratik, ku fjala ka peshë dhe përgjegjësi, sot do duhej të shkarkohej ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Por nuk ka si të shkarkohet një ministër, përmes të cilit Kryeministri ka zgjedhur që me gjuhë kërcënuese dhe nxitëse për konflikt civil, t’u drejtohet qytetarëve të Republikës.