Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas tentim-sulmit që i është bërë ditën e sotme kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj.
Kryeziu thotë se Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, e sulmeve fizike.
Ai tutje thekson se sot prindërit do të duhet të ishin në përkrahje të të drejtave të arsimtarëve e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.
“Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive. Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve” shkruan Kryeziu në Facebook.
Postimi i plotë:
Rrahman Jashari po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, kërcënimi, e sulmeve fizike.
Sindikatat nuk janë parti politike, por organizim për të drejtat e puntorëve.
Prindërit, sot do duhej të ishin në përkrahje të drejtave për arsimtarët, e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.
Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive.
Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve.