Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeziu: Nominimi në bazë të shortit i Rashiqit është i ligjshëm, Lista Serbe s’ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit

    27/08/2025 09:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka analizuar situatën e krijuar të martën në Kuvendin e Kosovës lidhur me votimin për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e pakicave.

    Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se Lista serbe nuk ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit dhe se nominimi, në bazë të shortit, i kandidatit Nenad Rashiq është i ligjshëm.

    Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Kryeziut:

    Meqenëse kushtetuta nuk merret fare me pjesën procedurale se si duhet të nominohen dhe të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit, kjo çështje është rregulluar me Rregullore të Kuvendit. Është shumë e rëndësishme të theksohet që Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës është shkruar në hijen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ku në mënyrë eksplicite thuhet që Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur edhe të gjithë nënkryetarët.

    Hartuesit e nenit 12 të Rregullores së punës së Kuvendit, në pikat 4 dhe 6 të nenit 12 të rregullores (shihni foton), duke respektuar logjikën bazë të demokracisë, e kanë njohur të drejtën e grupit më të madh të deputetëve serb që ta propozojnë kandidatin për nënkryetar. Por, të vetëdijshëm që, për arsye nga më të ndryshmet, ndër të tjera edhe për qëllim të bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, kjo e drejtë mund të keqpërdorej, hartuesit e kanë shtuar pikën 7 të nenit 12 (shihni foton). Pra, në situatën kur shumica e deputetëve serb të refuzojë të propozojë një kandidatë, me çka efektivisht e bllokojnë konstituimin e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit e merr situatën nën kontroll dhe, në bazë të shortit, hedh emra kandidatësh në votim, pra e zhbllokon konstituimin e Kuvendit.

    Kjo që lexuar më sipër ka qenë qëllimi i hartuesve të rregullores, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë dashur që deputetëve të pakicave t’u lejojnë fuqi bllokuese në procesin e konstituimit. Por, me rastin e votimit për kandidatin Nenad Rashiq, i zgjedhur me short sipas procedurës së paraparë në pikën 7 të nenit 12 të rregullores, ky qëllim patriotik i hartuesve të rregullores u injorua nga PDK dhe LDK. Dhe kjo për mua është tërësisht misterioze dhe e pakuptimtë.

    Sa i përket pohimit që është bërë shkelje procedurale, sepse kandidati serb dhe kandidati nga komunitetet tjera jo shumicë nuk janë hedhur në votim së bashku, kjo nuk ka bazë në rregullore. Rregullorja nuk merret fare me çështjen nëse kandidatët për nënkryetar hidhen në votim së bashku apo veçmas. Praktikat e mëhershme parlamentare nuk përbëjnë normë juridike.

    Edhe njëherë faktet kryesore juridike:

    1. Neni 67 i kushtetutës nuk merret fare pjesën procedurale të zgjedhjes së nënkryetarëve.

    2. Nuk ka asnjë normë kushtetuese që thotë se kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb duhet të jetë nga një grup i caktuar deputetësh. Kushti i vetëm kushtetues është që kandidati të jetë deputet i zgjedhur.

    3. Zgjedhja e kandidatit serb për nënkryetar bëhet me 61 vota PËR. Nuk është kusht që kandidati duhet të mbështetet nga dy të tretat e deputetëve që vinë nga komuniteti serb. Pra, me nominimin e Nenad Rashiq nuk ka shkelje të kushtetutës.

    4. Sjelljet destruktive të Listës Serbe nuk guxojnë të amnistohen dhe as të shpërblehen. Deputetët jo serb të Kuvendit të Kosovës nuk kanë asnjë obligim që të votojnë kandidatët që vinë nga “Lista Serbe”. Refuzimi për të votuar kandidatin nga “Lista Serbe” duhet t’i shërbejë kësaj të fundit si pikë reflektimi për të korrigjuar sjelljet dhe diskursin.

    5. Sipas parimit “mutatis mutandis”, e drejta e nominimit të një kandidati të caktuar për nënkryetar të Kuvendit është e kufizuar në tre herë. Pra, me refuzimin që të vazhdojnë me propozimin e një emri tjetër si kandidat, “Lista Serbe” e ka aktivizuar pikën 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit.

    6. Pika 7 e nenit 12 të Rregullores së Kuvendit është hartuar me qëllimin që ta pengojë veton bllokuese të Listës Serbe në procesin e konstituimit. Nominimi, në bazë të shortit, i kandidatit Nenad Rashiq është i ligjshëm.

    7. Sipas rregullores, votimi veçmas i kandidatit për nënkryetar nga komuniteti serb, nuk përbën shkelje procedurale.

    8. VV, PDK, LDK dhe AAK e kanë obligim patriotik e shtetëror që ta përmbyllin procesin e konstituimit të Kuvendit duke e votuar cilido kandidat që vjen nga komuniteti serb, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

    9. Çfarëdo pakënaqësie me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar duhet të drejtohet te Gjykata Kushtetuese, por konstituimi i Kuvendit nuk guxon të mbahet peng.

    10. Aman, mos u bëni më katolikë se Papa, se më vjen shumë zor të shprehem ndryshe.

    Artikuj të ngjashëm

    Tragjike: Aksident me fatalitet në Drenas, humb jetën 49-vjeçari

    Kurti ende pa urim për Kryeparlamentarin e ri Dimal Bashën

    Zelensky për takimin me Putin: Një nga opsionet është Turqia

    Të Fundit

    Tragjike: Aksident me fatalitet në Drenas, humb jetën 49-vjeçari

    Kryeziu: Nominimi në bazë të shortit i Rashiqit është i ligjshëm, Lista Serbe s’ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit

    Kurti ende pa urim për Kryeparlamentarin e ri Dimal Bashën

    Zelensky për takimin me Putin: Një nga opsionet është Turqia

    Ish-zv.ministri i Brendshëm: Hapja e urës në veri të mos dëmtojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.