Për Qeverinë e Kosovës, çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.
Kështu ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu, i cili komentoi “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media për sa i përket statutit të asociacionit, duke thënë se ai përveçse është draft, është edhe pa autor.
“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kanë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor”, është shprehur Kryeziu për Klan Kosova.