Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeziu e VV-së: Nuk mund të ketë Asociacion siç kërkon Serbia

    11/01/2023 20:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka thënë se nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ashtu siç e kërkon Serbia.

    Kryeziu tha në RTV Dukagjini, se marrëveshja mbi Asociacionin është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe rrjedhimisht është e papranueshme.

    “Nuk do të thoja se është kërkesë eksplicite themelimi apo respektimi i marrëveshjes për Asociacionin sepse po bëhet fjalë, e kemi përsëritur disa herë dhe po e përsërisim prapë, po bëhet fjalë për një marrëveshje që bie ndesh, që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese sepse ka mospërputhje me disa nene të saj dhe kjo është e parealizueshme…Nuk mund të ketë Asociacion të këtillë siç e kërkon Republika e Serbisë”, ka deklaruar Kryeziu.

    Kryeziu ka folur edhe për videon e djeshme të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku sulmohen pushtet e kaluara.

    Deputetja Kryeziu thotë se të njëjtit nuk kanë lejuar që Kosova të bëjë hapa përpara.

    “Pse është e nevojshme sepse mendoj që na kanë lënë shumë mbrapa. Ne nuk kemi ecur, nuk kemi pasur mundësi të ecim pikërisht prej këtyre figurave publike që ju i shihni në videon e fundit të nxjerrë prej LVV-së që, dorën n’zemër, nuk është asgjë e jashtzakonshme. Unë jam e bindur që për secilin prej tyre, edhe një qytetar më të thjeshtin ta pyesësh të jep përgjigje të njëjta”, ka deklaruar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.