Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetarja e Speciales tregon nëse mund të ketë aktakuza të reja pas vdekjes së Dick Martyt, bazuar në raportin e tij

    10/02/2024 17:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka treguar se mbi 100 dëshmitarë kanë dëshmuar të sigurt para gjykatës deri më tani.

    Ajo ka deklaruar gjithashtu se ajo që njihet si Gjykatë Speciale, nuk ka qenë asnjëherë cak i presionit të ushtruar nga politikanët.

    Në një intervistë për Kosovo-online, Trendafilova është pyetur edhe për pretendimet e ish-senatorit zviceran, Dick Marty (i cili ka vdekur javë më parë) dhe raportin e tij për “Shtëpinë e Verdhë.

    Ajo është përgjigjur nëse në bazë të atij raporti mund të ngrihet ndonjë aktakuzë.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës që supozohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, dhe të cilat janë kryer ose kanë filluar në Kosovë, ku autori ose viktima janë nga Kosova ose ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Përveç kësaj, krimet duhet të lidhen me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011”, ka deklaruar Trendafilova.

    “Është e rëndësishme që ky raport nuk trajtoi vetëm akuzat në lidhje me ‘Shtëpinë e Verdhë’, por përshkroi një sërë akuzash serioze, duke përfshirë mungesën e funksionimit të llogaridhënies dhe mekanizmat që mund t’i adresojnë këto pretendime në një mjedis të pavarur dhe të sigurt. Kur bëhet fjalë për pyetjen nëse mund të ketë më shumë aktakuza apo cilat krime specifike do të ngarkohen në ndonjë aktakuzë të ardhshme, kjo nuk më takon mua ta them. Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar janë dy institucione të veçanta. Është Prokurorja Speciale ajo që në bazë të provave të mbledhura si rezultat i hetimeve të saj, vendos se kë do të padisë dhe për çfarë krimesh”.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.