Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetarja e Kushtetueses s’flet për draft-statutin e Asociacionit: Mund t’i nënshtrohet shqyrtimit të gjykatës

    13/02/2024 17:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani nuk ka dashur të komentojë në lidhje me epilogun që mund të ketë vlerësimi i kësaj gjykate në statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Caka-Nimani u pyet mbrëmë në emisionin “Tempus” në KTV se si do të ndikojë aktvendimi i Gjykatës Kushtetuse i vitit 2015 në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në epilogun e statutit, drafti i ri i të cilit mund t’i nënshtrohet shqyrtimit në këtë gjykatë, që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në vend dhe interpretuesja më e lartë e dispozitave kushtetuese.

    “Sa ndikon ky aktgjykim (2015) në epilogun e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që mund t’i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese?”, ishte pyetja që gazetari Betim Musliu ia shtroi kryetares së Kushtetueses.

    “Unë e kuptoj pyetjen tuaj dhe gjithashtu e kuptoj edhe interesin publik lidhur me këtë çështje. Thënë këtë, duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, në mbrojtje të parimit të vetëpërmbajtjes do të evitoj të përgjigjem rreth çfarëdo pyetje që mund të jetë objekt shqyrtimi potencialisht në të ardhmen nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Gresa Caka-Nimani.

    Propozimi i ndërkombëtarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës vitin e kaluar, përmban një dispozitë që parasheh se draft-statuti do t’i nënshtrohet shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.

    Në tetor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti ishte shprehur i gatshëm të nënshkruante për themelimin e Asociacionit sipas këtij draft-statuti, në një takim në Bruksel me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo s’u bë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq refuzoi të nënshkruante.

    Kurti ka thënë se ky draft-statut “është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë”.

    As kryeministri, por as presidentja Vjosa Osmani s’kanë garantuar se draft-statuti i propozuar nga ndërkombëtarët s’e shkel Kushtetutën. Shefja e shtetit ka thënë se ka disa shqetësime për të, të cilit ka thënë se do t’ia dërgojë Kushtetueses kur ajo të merret me draft-statutin.

    Artikuj të ngjashëm

    Gresa Caka-Nimani e dorëzon mandatin te Nexhmi Rexhepi, kryetari i zgjedhur i Kushtetueses

    Kryetarja e Kushtetueses, Caka-Nimani: Inicialet e grave të vrara janë dështimi i shtetit

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.