Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i Vitisë Sokol Hamiti merr pjesë në një takim me shefin e OSBE-së, Ian Borg

    11/04/2024 19:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Vitisë Sokol Hamiti ka marrë pjesë në një takim me kryesuesin e radhës të OSBE-së, Dr. Ian Borg.

    Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një drekë pune dhe atë me kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dr. Ian Borg i cili njëkohësisht është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

    Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së përfshirë aty edhe kryesuesin e ardhshëm z. Dr. Borg. Bëhet me dije se ky takim ka për qëllim që kryesuesi i radhës i OSBE-së të qëndrojë i informuar personalisht për zhvillimet kryesore në të cilat OSBE-ja ka një rol kyç dhe në të cilat kryesuesi i radhës mund të sigurojë më tej një progres të qëndrueshëm. Gjithashtu në këtë takim janë ndarë edhe praktikat më të mira të komunave dhe të fushave ku misioni i OSBE-së mund më mbështes ato dhe komunitetet. Përndryshe kryetari Haliti e ka vlerësuar shumë punën e OSBE-së në Kosovë dhe ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshme me komunën e Vitisë. Ai në këtë takim i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe me harmoninë ndër fetarë dhe ndër etnike në këtë komunë si dhe me punën e qeverisë komunale në interes të gjithë qytetarëve pa dallime. Përndryshe kryetari Haliti jo rastësisht është zgjedhur që të jetë pjesë e këtij takimi por si kryetari me perforamancë të shkëlqyeshme për bashkëpunim komunal dhe ndër komunalë dhe është ndër personalitetet e rralla qe sot është takuar me kryesuesin e OSBE-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryesia e re e LDK-së: Imri Ahmeti sekretar i brendshëm, Sokol Haliti sekretar i jashtëm

    Të Fundit

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.