Fushat e fshatit Mushtisht të Komunës së Suharekës janë përfshirë nga zjarri.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharrmaj përmes një postimi në rrjetin socical Facebook ka kërkuar ndihmë që kushdo që ka pajisje për shuarje të zjarrit t’iu dalë në ndihmë zjarrfikësve.
Muharrmaj përmes një postimi në rrjete sociale Facebook ka shpërndarë një video duke thënë se “Kushdo qe ka mundesi e që ka paisje per shuarje zjarri le t’ndihmoj ne hapsirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, ka shkruar ai.