sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i ri i PDK’së: Do të bëj gjithçka që duhet që partia të rikthehet aty ku i takon

    03/07/2021 19:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka shprehur mirënjohje për delegatët e Konventës së Dhjetë të PDK’së, për besimin që ia dhanë për ta udhëhequr partinë më të madhe opozitare në vend.

    Krasniqi tha se do të bëjë gjithçka që duhet për PDK’në, në mënyrë që kjo parti të rikthehet, sipas tij, aty ku i takon.

    Krasniqi konsideron se PDK’ja është adresa politike kryesore për qytetarët e vendit, dhe partia më e fuqishme dhe me viznionin më të qartë për vendin.

    “Familja jonë e përbashkët politike po nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit. Por, gjithmonë duke shikuar kah e ardhmja”, ka thënë Krasniqi.

    Gjatë votimit për zgjedhjen e tij kryetar, 476 delegatë votuan, 7 nga ta kundër dhe një abstenim. Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK’së pa kundërkandidat.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Krasniqit:

    Ju shpreh mirënjohje të pafund të gjithë delegatëve të Konventës së Dhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin, votën dhe mbështetjen që ma dhanë sot, për të udhëhequr partinë tonë në dy vjetët e ardhshme.

    Familja jonë e përbashkët politike po nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit. Por, gjithmonë duke shikuar kah e ardhmja.

    PDK është parti e njerëzve të mirë të Kosovës – e çlirimtarëve e patriotëve, intelektualëve e vizionarëve, mësuesve e profesorëve, mjekëve e infermierëve, artistëve e sportistëve, ndërmarrësve e mërgimtarëve, fermerëve e punëtorëve, grave e burrave që synojnë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet që i bën krenarë.

    Do të bëj gjithçka që duhet – që PDK të rikthehet aty ku i  takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë për vendin. Si adresa politike kryesore për qytetarët tanë.

    Dhe për të arritur këtë qëllim, e konsideroj fundamental unitetin tonë të rikonfirmuar sot për rrugën para nesh, për nevojën e çlirimit dhe mobilizimit të potencialit tonë të brendshëm dhe bashkëdyzimit të tij me vlerat dhe energjitë e reja që do bashkohen me ne në këtë projekt të ri politik për PDK-në.

     

    Artikuj të ngjashëm

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.