Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i Odës së Mjekëve tregon arsyen e largimit të tyre nga Kosova

    04/01/2023 12:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fenomeni i largimit të mjekëve jashtë vendit po kthehet në shqetësues në Kosovë. Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni që po e rrezikon shëndetësinë kosovare publike.

    Vetëm në vitin 2022, 205 mjekë të rinj zgjodhën të largohen nga vendi për të ushtruar profesionin e tyre, jashtë kufinjve të Kosovës. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu shprehet se kjo ka sjellë edhe ulje të ndërhyrjeve në shumë spitale të vendit.

    Sejdiu: “Ky vit ka qenë me numrin më të madh tek mjekët e rinj që janë larguar jashtë Kosovës është 205, vitin e kaluar kanë qenë 159, do të thotë për 30-35% është rritur ky numër. Kurse, tek mjekët të cilët janë larguar nga sektori publik sipas informatave zyrtare është 59 po ne mendojmë se janë mbi 59 rreth 60, dhe vitin e kaluar ne sa kemi informata janë diku 10-12 që e kanë lëshuar. Anesteziologjia është ajo me numrin më të madh të cilëve janë larguar, janë lëndët kirurgjikale, duke filluar nga gjinekologjia e lëndë të tjera si dhe sa kemi informata në pediatri janë 3-4 që janë larguar dhe ajo më e komplikuara është anesteziologjia për shkak se të gjitha lëmit kirurgjikale ndërlidhen me funksionimin e asaj klinike, në të vërtet me numrin e anesteziologëve, prandaj edhe ka reflektuar në zvogëlimin e punës në këto klinika, rritjen e listës së pritjes”.

    Kreu i OMK-së në Kosovë konsideron se me këtë trend të largimit të mjekëve, sistemi shëndetësor publik po rrezikon që në 5 vitet e ardhshme të mbetet pa mjekë. Pleurat Sejdiu e konsideron edhe më shqetësues largimin e specialistëve drejt sektorit privat në vend. Sejdiu thekson se nëse trendi i ikjes vazhdon pas 5 viteve do kemi krizë të madhe për mjekë.

    “Këtë vit përveç numri që është rritur është ndërruar edhe renditja e arsyeve. Deri më tani ka qenë kushtet e punës, flas tek këta që janë larguar jashtë Kosovës në vendin e parë, pastaj kualiteti i specializimeve dhe në fund pagat. Kurse, në këtë vit e kemi një ndryshim në atë drejtim që del papunësia për shkak se ka shumë të papunë mjekë të rinj rreth 350, pastaj vjen pagat dhe në fund vijnë kushtet e punës. Kurse, sa i përket specialistët që largohen në sektorin publik janë kushtet e punës, presioni në punë dhe pagat. Nëse kështu vazhdon, ne kemi paraparë që brenda 5 viteve do ta kemi një krizë të madhe për mjekë, nëse largohen për 5 vitet e ardhshme 1 mijë mjekë dhe gjatë këtyre 5 viteve janë 700 që do të pensionohen dhe nuk e kemi idenë se sa do të largohen nga sektori privat sepse varet se sa do të investohet në publik atëherë mendoj që viti 2028 do jetë vit i krizës”, thekson kryetari i OMK-së.

    Trendi i largimit të bluzave të bardha ka prekur edhe më shumë stafin infermier. Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi thotë se numri i atyre që po largohen është rritur me 80%.

    “Këtë vit besoj diku, është 80% më i madh, arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kemi infermierë që ndoshta edhe pse është hap konkursi, është pranuar në punë ai nuk dëshiron të vazhdojë punën, për shkak të një page të dinjitetshme, qoftë për kushtet e punës apo edhe ndërrimet e natës. as nuk konkurron tash e tutje me ia bë edhe 1 mijë euro pagën por do të shkoj jashtë. Deri në këto momente kur po flasim është diku 633, vetëm këtë vit që i kemi ne të evidentuar se kjo shumë është shifër e saktë. Neve na ikin infermierët që ndoshta punojnë për 20 vite, 15 dhe këtu është problemi më i madh sepse ne kemi profile të caktuara qoftë infermierë që punojnë në Emergjencë, pastaj në Kujdesin Intensiv dhe këta nuk përgatiten brenda dy viteve, duhet të paktën 5 vite t’i kenë përvojë pune dhe ta kenë këtë rast një trajnim”, theksoi ai.

    Në alarm për këtë situate janë vënë edhe Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, të cilët vlerësojnë se me largimin e profesionistëve po rrezikohet shëndeti i banorëve të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Mjekët nga Turqia po operojnë 12 fëmijë në Kosovë të lindur me probleme në zemër

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër

    Sejdiu: 30 mjekë në procedurë për largim nga Kosova, disa veçse kanë ikur

    Të Fundit

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.