Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

    24/05/2025 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në fushën e shëndetësisë dhe në shërbim të Kosovës.

    Sipas një komunikate për media, mirënjohja e ndarë për ish-ministrin Aganin= është bërë me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të vendit dhe shoqërisë”.

    “z. Ferid Agani ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë periudhës 2011–2014. Gjatë këtij mandati, ndër të tjera, ai ka themeluar dhe ka udhëhequr Këshillin Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), një hap i rëndësishëm për përballjen me këtë sëmundje endemike në Kosovë, e në veçanti në Malishevë”.

    “Me këtë rast, kryetari Kastrati e ka falënderuar z. Agani për kontributin e tij jo vetëm si ministër, por edhe për rolin dhe përkushtimin e tij në zhvillimet e përgjithshme publike dhe politike në vend”, përfundon komunikata për medie.

    Artikuj të ngjashëm

    Ramadan Morina që u arrestua për Masakrën e 34 civilëve në Burim të Malishevës, jetoi në Beograd – në Kosovë kishte ardhur disa herë në mënyrë të fshehur

    U raportua se nënkalimin e Malishevës e mori uji, reagon nënkryetari: E kanë mbyllur qëllimisht gypin

    Morina: Do mbjellen 15 mijë trëndafila në sheshin e Malishevës

    Të Fundit

    Putin thotë se ka arritur ‘mirëkuptim’ me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

    Myftiu Tërnava lutet për një vit shkollor të mbarë e plot suksese

    Lushaku-Sadriu për subvencionimin e teksteve shkollore: I vonuar, kaotik dhe i pamjaftueshëm

    Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale

    Krasniqi uron fillimin e vitit të ri shkollor: Arsimi, shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.