Lajme

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, vizitë zyrtare në Lezhë: Forcim i lidhjeve mes dy qyteteve shqiptare

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin e Lezhës në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy qyteteve.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional, kulturor dhe qytetar ndërmjet Gjakovës dhe Lezhës.

Postimi i plotë:

Me ftesë të mikut tim, kryetarit Pjerin Ndreu, sot ishim në Lezhë 🇦🇱 – qytet simbol për të gjithë shqiptarët – në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit që lidh dy qytetet tona. Ky takim ishte më shumë se formalitet institucional: ishte një hap i natyrshëm në forcimin e një ure miqësie dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm🤝.

Në bisedat tona ndamë bindjen se Gjakova dhe Lezha kanë shumë për t’i dhënë njëra-tjetrës, qoftë përmes shkëmbimit të përvojave, qoftë përmes aktiviteteve kulturore e artistike që do të afrojë edhe më shumë qytetarët tanë.

Gjatë vizitës na u ofrua mundësia të shohim nga afër Memorialin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu 🗡️, Muzeun Etnografik 🏛️ dhe Zonën e Mbrojtur të Kune-Vain 🌊 – vende që dëshmojnë trashëgiminë dhe identitetin unik të këtij qyteti. 

Mirënjohje kryebashkiakut dhe mikut tim, Pjerin Ndreu, për pritjen e veçantë dhe miqësinë e sinqertë.

Back to top button