Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i AGK-së tregon arsyen pse po sulmohen kaq shumë gazetarët

    21/08/2023 20:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, thotë se, AGK-ja vazhdon të insistojë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet, pasi që puna e tyre në interesin publik është shumë e rëndësishme

    Xhemajl Rexha ka folur rreth çështjes së gazetarëve të cilët po sulmohen e kërcënohen, ku i njëjti shprehet se kanë parë pak dënime, që janë kryesisht simbolike dhe me gjoba që mund të paguhen lehtë, e që fatkeqësisht mund të shërbejnë si motivim për të tjerët që të sulmojnë në forma të ndryshme gazetarët.

    “Jo të gjitha rastet e sulmeve procedohen nga organet e drejtësisë e edhe më pak prej tyre marrin epilog. Gazetarët ndër vite janë dekurajuar t’i paraqesin rastet në Polici e në gjykata për shkak të neglizhencës së trajtimit të tyre. AGK-ja vazhdon të insistojë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet, pasi që puna e tyre në interesin publik është shumë e rëndësishme. Kemi parë pak dënime, që janë kryesisht simbolike dhe me gjoba që mund të paguhen lehtë, e që fatkeqësisht mund të shërbejnë si motivim për të tjerë që të sulmojnë në forma të ndryshme gazetarët”, tha ai.

    Rexha thotë se, shumica e rasteve të sulmit kanë ndodhur në fund të muajit maj dhe gjatë muajit qershor, në katër komunat në veri, këtu ku janë shënuar 4 sulme dhe sulmi më i rëndë është përfshirë në Leposaviq.

    “AGK-ja ka shënuar një numër në rritje të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023. Shumica e këtyre sulmeve kanë ndodhur në fund të muajit maj dhe gjatë qershorit, në 4 komunat në veri të Kosovës. Në veri janë shënuar 30 sulme, duke përfshirë më të rëndin më 16 qershor në Leposaviq, kurse në total këtë vit kemi regjistruar 57 raste të sulmeve të ndryshme ndaj gazetarëve, kryesisht online, por edhe disa fizike, sic ishte rasti i fundit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren”, vlerësoi kryetari i AGK-së.

    Ai pretendon se, sulmet ndaj gazetarëve bëhen për faktin që subjektet për të cilat raportohet nuk duan që e vërteta të dalë në shesh, dhe shton se AGK-ja bën thirrje të vazhdueshme që organet shtetërore të luajnë rolin e tyre.

    “Gazetarët sulmohen për motive të ndryshme, por që të përbashkët e kanë natyrisht faktin që subjektet për të cilat raportohet nuk duan që e vërteta të dalë në shesh. Viteve të fundit kemi parë një përpjekje të shtuar nga ana e individëve në pushtet për të sulmuar dhe denigruar gazetarët në forma të ndryshme, sidomos pas publikimit të aferave të ndryshme të keqpërdorimit institucional“.

    “Ne bëjmë thirrje të vazhdueshme që organet shtetërore të luajnë rolin e tyre dhe në bazë të përkushtimeve që i kanë ndërmarrë në rrugën e integrimit evropian, t’i zbatojnë rekomandimet e BE-së dhe të Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve“, deklaroi ai për Gazeta Blic.

    Artikuj të ngjashëm

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave

    “Skandaloze për Kosovën”, Rexha i AGK-së fajëson qeverinë për krizën në lirinë e mediave

    Të Fundit

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Përmbytje shkatërrimtare në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave – dhjetëra të zhdukur 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.