Kryetarët e komunave veriove, Erden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i komunës së Leposaviqit, i janë drejtuar bordeve të ZRrE-së dhe KOSTT-it, për fillimin e pagesës së rrymës për këto komuna, shkruan GazetaDemos.
Por në letrën e dërguar nga kryetarët, vërhet gabimi, ku Ymer Fejzullahu-t drejtor i Bordit të ZRrE-së, i është shkruar emri si kryetar i Bordit të KOSTT.
Kjo është ngatërruar në të dy letrat e dërguara nga Atiq dhe Hetemi.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar Hetemi.