sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Kryesuesi i KGjK-së zotohet se do të matet vazhdimisht performanca e gjyqtareve

    05/07/2021 10:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryesuesi i zgjedhur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj ka pranuar të hënën detyrën nga kryesuesi i deritashëm, Skënder Çoçaj.

    Zogaj falënderoi Çoçajn për kontributin e dhënë për zhvillimin e sistemit gjyqësor gjatë këtij mandati, teksa u zotua se do të avancojë dhe plotësojë edhe më tej misionin e Këshillit.

    Me këtë rast, Zogaj tha se së shpejti do të kenë edhe Rregulloren për normën e gjyqtarëve, e cila sipas tij, do të ketë impakt të rëndësishëm në cilësinë e punës së gjyqësorit.

    Ai theksoi se prioritet kryesor gjatë këtij mandati do të ketë matjen e performancës së gjyqtarëve, porse edhe rekrutimin e gjyqtarëve të ri.

    “Këshilli Gjyqësor në kohën e fundit ka pasur iniciativa të rëndësishme në adresimin e çështjeve me rëndësi në sistemin gjyqësor[…]Shumë shpejt do të kemi edhe rregulloren për normën e gjyqtarëve që do të ketë impakt të rëndësishëm në cilësinë e punës së gjyqësorit. Unë mendoj që Këshilli Gjyqësor në të ardhmen do të ketë si objektiv monitorimin, mbikëqyrjen dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor. Për këtë qëllim ne kemi edhe iniciativa tjera, një prej çështjeve më të rëndësishme përveç pjesës së performancës së gjyqtarëve, mbetet edhe rekrutimi i gjyqtarëve, për çka ne e kemi dorëzuar rregulloren për të shikuar kriteret e vlerësimit. Ne mendojmë që ky proces duhet të jetë me kritere shumë më të forta që në të ardhmen të kemi në radhë të parë gjyqtarë me integritet, që do të jetë pjesë e rëndësishme e rikthimit të besimit në gjyqësor”, tha ai.

    Ai foli edhe për procesin e vetingut, për çka tha se janë të hapur për mekanizmat e brendshëm që kanë të bëjnë me vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve, porse kundërshtojnë çdo mekanizëm që ndërtohet ekskluzivisht vetëm për gjyqësorin.

    “Ne jemi të hapur për mekanizmat e brendshëm që kanë të bëjnë me vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve, por gjithmonë çdo mekanizmi i cili do të monitorohet nga Këshilli gjyqësor. Kjo në fakt është edhe pavarësia e sistemit gjyqësor e garantuar me Kushtetutën e Republikës të Kosovës por edhe me akte ndërkombëtare. Ne nuk jemi kundër mekanizmave të jashtëm që ka të bëjë me vlerësimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, por kundërshtojmë çdo mekanizëm, i cili ndërtohet ekskluzivisht vetëm për gjyqësorin”, tha ai.

    Gjatë kësaj ceremonie, kryesuesi i deritashëm, Skender Çoçaj i uroi kryesuesit të ri mirëseardhje në krye të kësaj detyre duke i uruar suksese në punën e tij.

    Në takimin e 259-të me radhë të Këshillit, janë certifikuar rezultatet zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të KGjK-së nga Gjyqësori. Po ashtu, anëtarët e Këshillit aprovuan përgjigjen e Këshillit Gjyqësor në draft konceptin e Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vetingut.

    Artikuj të ngjashëm

    Kreu i KGJK-së: Nëse na ulin pagat, ligjin e dërgojmë në Kushtetuese

    Zogaj: Nëse kemi ulje, Ligjin për Paga do t’a dërgojmë në Kushtetuese

    KGJK i përgjigjet Kurtit: Personi zyrtar që ka marr vendimin për Pantiqin quhet gjyqtar

    Të Fundit

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Gashi ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: E padrejtë për krejt, e kapi shtetin dhe s’bën të presim më shumë

    Deputeti i VV-së: Do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Serbinë, pos Asociacionit

    Koeficienti i pagave, nga sektori privat që punojnë për shtetin kërkojnë të paguhn sipas këtij ligji

    Çitaku: Këto dy vite, rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.