Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemika publikur një shkrim ku thotë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë.
Ai ka thënë se kanë qenë të shqetësuar kur kanë kuptuar që Qeveria do tësubvencionojë punëtorët e sektorit publik me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, ndërkohë punëtorët e sektorit privat jo.
Azemi u shpreh se punëtorët e sektorit privat janë ata të cilët kanë nëvojë më shumë për ndihmë pasiqë sipas tij kanë paga dyfish më të vogla.
“Nëse dikush duhet stimuluar atëherë ata janë punëtorët e sektorit privat, ata janë më të varfër, ata janë me paga dyfish më të vogla, ata janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, ata më së shumti financojnë për buxhetin e shtetit”, thuhet në shkrimin e tij.
Postimi i plotë i tij: