Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurti.
Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka treguar se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjet e fundit rreth konventës politike që kjo parti do ta mbajë më 24 nëntor në Prishtinë.
“Sot, në takim me kryesinë dhe kryetarët e degëve, diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe angazhimin e NISMA-s për zgjedhjet e 9 Shkurtit. Kryesia dhe kryetarët e degëve ndanë mendime dhe propozime të ndryshme për rritjen e angazhimit në terren dhe përmbushjen e objektivave të caktuara në kuadër të ndryshimit të nevojshëm për Kosovën dhe rikthimin e fuqishëm të NISMA-s në Parlament. Ndër tjerash u raportua për pregaditjet e fundit rreth konventës politike të NISMA-s që do të mbahet këtë të diel në Prishtinë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.