Hapësirat e këmbësorëve në kryeqytet kanë filluar të transformohen falë punës së Selmans Network.
Tani trotuaret mund të shfrytëzohen vetëm nga këmbësorët, ndërsa për këtë projekt ka shkruar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.
“Të gjitha hapësirat e dedikuara për këmbësor, tani e tutje do të trajtohen në këtë mënyrë dhe do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve”, ka shkruar Ilirik Musliu.
Musliu ka veçuar edhe specifikat e këtyre trotuarve që kanë filluar t’i dhurojnë një pamje tjetër Prishtinës.
– Pllaka super kualitative ✅
– Rrethoja moderne ✅
– Ndriçim led ✅
– Skajor të ngritur ✅
– Mur i parafabrikuar nga betoni ✅
– Pllaka për orientimin e të verbërve ✅
#Kryeqyteti tjetër nivel…������ ���️