Kryeprokurorori Jashari flet për veturën me tabela të Zvicrës dhe veprat penale të personave të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për vrasjen e 18-vjeçares me inicialet M.O.. Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë. Ndërsa, foli edhe për veturën me targa të Zvicrës që ishte përdorur dje në këtë rast.

Jashari tha se i arrestuari i parë me inicialet A.S., ka vendbanim të përkoshëm në Zvicër, i cili dyshohet se ka qenë me veturë zvicërane.

“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, tha Jashari.

Shukri Jashari tha se të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të përfshirjes në vepra të ndryshme penale.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai tutje.

Kryeprokuori u shpreh se për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Kemi të arrestuar një person dhe jemi në kërkim të një personi tjetër…Kemi ndërmarrë veprimet për arrestimin e personit të dytë, ka në dispozicion prova për të dyshuarit…Prokurori është duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë për të sjellë kryesit e veprës para drejtësisë…Shkaktari i vdekjes nuk dihet sepse nuk është pranuar akoma raporti i autopsisë”, u shpreh ai tutje.

Reklama