Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeministri Kurti vizitoi Mensën e Studentëve me rastin e përurimit të renovimit

    02/10/2023 17:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj.  

    Gjatë përurimit, Kryeministri Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.

    Në anën tjetër, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është shndërruar në një shtëpi të dytë për të gjithë studentët nga Kosova, duke përshirë edhe vendet e rajonit, e cila strehon afër 4000 studentë në përbërje me tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem.

    Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do të ketë edhe investime tjera aty, krahas investimeve të shumta infrastrukturore në të gjitha komunat nikoqire të garave.

    Në përmbyllje të kësaj vizite, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe përgëzoi drejtorët, udhëheqësit, dhe punëtorët për punën dhe angazhimin e tyre të plotë në përmbushje të përgjegjësive dhe obligimeve të tyre, pa lënë anash edhe studentët të cilët janë të strehuar tek Qendra e Studentëve.

    Mensa e Studentëve ka kapacitet për shërbimin e 700 personave përnjëherësh, ndërkaq gjithsej 5000 shujta në ditë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.